Flash News

Ditari i Maxhorancës

Fileto pule me salmon në treg, Denaj ‘lan duart’: Çështja i takon krimit ekonomik

Fileto pule me salmon në treg, Denaj ‘lan duart’:

Rreth 8 ton fileto pule u bllokuan dy ditë më parë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pasi ishte i kontaminuar me salmonelë.

Ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denaj ka reaguar për herë të parë për rastin. Ajo është pyetur nga Euronews Albania, teksa ndodhej në Athinë për takimin që kryeministri Rama mbajti me emigrantët shqiptarë.

E pyetur për filetot e pulës me salmonelë të cilat shiteshin në treg për konsumatorët shqiptarë, Denaj tha se AKU ka kryer detyrën dhe se tashmë çështja i takon institucioneve përkatëse, duke hequr përgjegjësinë nga ministria të cilën drejton.

“Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet. Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës. Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun,” deklaroi Denaj.

 

Të fundit