Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dorëzohen socialistët, nesër seancë e posaçme për Ahmetajn

Dorëzohen socialistët, nesër seancë e posaçme

Pas përpjekjeve gjatë seancës së sotme parlamentare për të shtyrë votimin në Kuvend të kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, mazhoranca, nën presionin e opozitës, ka pranuar të afrojnë afatin.

Ne Konferecen e Kryetareve u vendos që mbledhja të mbahet nesër në 10:00 dhe jo të hënën në 17:00, sic u vendos fillimisht.

Një ditë më parë, PS e PD ranë dakord në Këshillin e Mandateve që t’i hapin rrugë kërkesës së Prokurorisë së posaçme për arrestimin e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Ahmeta akuzohet nga Prokuroria e Poscame për tre vepra penale, si korrupsioni, fshehja apo mosdeklarimi i pasurive dhe pastrimi i parave.

Hetimet ndaj tij për rolin në çështjen e inceneratorëve nxorrën në pah lidhjet e ngushta me dy sipërmarrësit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përfituesit e koncensioneve të trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë

Të fundit