Flash News

Ditari i Maxhorancës

DEA shmangi institucionet, Rama mohon të ketë mungesë besimi, ç’thotë për bonusin e pensionistëve

DEA shmangi institucionet, Rama mohon të ketë mungesë besimi,

DEA amerikane pak ditë më parë shpërndau një mesazh për qytetarët shqiptarë për të kontribuar në operacionet kundër trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave.

Ajo çka ra në sy në njoftimin e DEA-s, ishte shmangia që i kishte bërë autoriteteve dhe institucioneve shqiptare, çka bëri të shihet si një mungesë besimi nga ana e DEA-s amerikane.

Kryeminsitri Edi Rama mohoi të ketë një mungesë besimi nga SHBA-të dhe akuzoi se komente të tilla janë bërë nga politika. “Këto janë të gjitha komente të politikës së gër gër gër-it”, tha Rama.

I pyetur për shpërblimin e pensionistëve në muajin Prill, të cilin një ditë më parë ministrja Ibrahimaj mohoi që qeveria ta ketë në plan, Rama tha se nuk është tërhequr.

Kryeministri ia atribuoi fajin medias për keqinterpretim duke mohuar deklaratën që bëri ministrja.

“Po pse duhet të tërhiqet qeveria nga kjo dhe kush e tha këtë. Nuk tha kështu edhe ju kam thënë shqipja është e bukur dhe duhet trajtuar me shumë kujdesi. Nuk ka thënë fare që nuk kemi politikë të tillë. E keni pyetur për shpërblime, ne kemi folur për diçka tjetër. Taksa e jashtëzakonshme do të mblidhet dhe shihet në prill. Në bazë të asaj që do të mblidhet do të shohim”, deklaroi Rama. 

Të fundit