Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bizneset kundërshtuan blerjen e energjisë në treg të lirë, MIE: Do analizojmë kërkesat e tyre

Bizneset kundërshtuan blerjen e energjisë në treg të

Pas kundërshtimit të bizneseve për blerjen e energjisë në treg të lirë, ka reaguar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në një deklaratë për mediet, ministria deklaron se do të analizojë kërkesat e parashtruara nga 11 shoqatat e biznesit në mbështetje të prodhimtarisë së tyr, duke theksuar se qëndrimi i ministrisë do të bëhet publik.

Deklaratë për media

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kushtet e detyrimeve ligjore për liberalizimin e tregut të energjisë, në zbatim te ligjit nr. 44/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe angazhimeve të marra në kuadër të përafrimit me legjislacionin e BE, e konkretisht me Direktivën 2009/72/KE, ka dëgjuar me vëmendje kërkesat e 11 shoqatave të bizneseve, të shprehura publikisht sot.

Duke mirëkuptuar situatën e krijuar për shkak të krizës globale energjetike, si dhe duke vlerësuar rëndësinë e zhvillimit të biznesit në funksion të rritjes së qëndrueshme ekonomike të vendit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të analizojë të gjitha kërkesat e tyre, për të pasur një qasje pozitive për mbështetjen e bizneseve prodhuese në këtë moment të vështirë.

Në ditët në vazhdim MIE do të komunikojë publikisht qëndrimin e saj për të adresuar dhe mitiguar shqetësimin e shoqatave të biznesit të shprehur sot.

Bizneset kundërshtuan blerjen e energjisë në treg të

Të fundit