Flash News

E-TJERA

Balluku kërkoi heqjen e makinave me naftë, përdorimi i mjeteve elektrike në Shqipëri rezulton të jetë ‘modest’

Balluku kërkoi heqjen e makinave me naftë, përdorimi i mjeteve

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, kërkoi dy ditë më parë që qytetarët të braktisin makinat me karburant dhe të shkojnë drejt mjeteve elektrike në mënyrë që të kursejnë dhe të mos ndotin ambientin.

“Pandemia na tregoi se si është të jetojmë pa makina. Filluam të shijonim ajrin dhe mënyrën si jetuam ato muaj duke ecur më këmbë dhe biçikleta. Unë mendoj se shumë qytetarë e kane kuptuar që transporti publik është i rëndësishëm sepse kushton më pak, ndihmon përmirësimin e ajrit. Detyra e qeverisë është të motivojë qytetarët ndaj blerjes së automjeteve elektrike. Rimbursojmë çdo tarifë regjistrimi për herë të parë për mjetet elektrike duke zeruar tarifat e kontrollit fizik, leje qarkullimi kombëtare, certifikatë pronësie dhe targat. Një total një tarifë prej 7 mijë 500 lekë të gjelbër mbulohet nga DPSHTR. Ulja TVSH nga 20% në 6%”, u shpreh Balluku.

Megjithatë, nga një vështrim referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, deri në mars të vitit 2022 në Shqipëri rezultojnë të regjistruara 2.588 makina elektrike. Këtu përfshihen edhe ato hibride që janë të kombinuara me naftë ose me benzinë.

Në raport me numrin e përgjithshëm të mjeteve aktive në vendin tonë prej 752,970, mjetet elektrike përbëjnë vetëm 0.35% të totalit. Edhe pse janë thuajse dy vite nga vendimi për rimbursimin e tarifave të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike, përfshirë tarifat që paguhen aktualisht për kontrollin fizik, lejen e qarkullimit, targat standarde dhe certifikatën e pronësisë, me një vlerë totale prej 7 500 lekësh, përdorimi i tyre duket të jetë mjaft ‘modest’ nga qytetarët.

Të fundit