Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku justifikon Bordin: Nuk ndikon në çmimin e naftës, rënia në bursa është fakt i rremë

Balluku justifikon Bordin: Nuk ndikon në çmimin e naftës,

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka mohuar faktin që çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare të ketë rënë.

Pas shpalljes së vendimeve të fundit të qeverisë, Balluku tha për mediat nga Kryeministria se Bordi i Transparencës nuk ndikon në çmimin e naftës, por e bën atë më transparent për publikun. Balluku tha se Bordi i referohet tjetër përllogaritjeje të çmimit, duke i konsideruar zërat për rënie të çmimit në bursa si abuzime masive nga mediat.

“Bordi nuk ndikon në çmimin e naftës. Është aty për të kontrolluar dhe për të bërë transparencë publike. Ne si Bord as nuk e rrisim as nuk e ulim dot çmimin. Kam dëgjuar kohët e fundit që ka një abuzim masiv në media. Flitet që çmimi i naftës ka rënë në bursa dhe në Shqipëri ngrihen. Fakt që është totalisht i rremë. Çmimi që i referohen zotërnjtë ka të bëjë me çmimin e produktit krudo. Ndërkohë që çmimi që ne i referohemi në Bordin e Transparencës ka të bëjë me çmimin. Është shumë e lehtë dhe transparente për të vërtetuar se si është çmimi në bursë sot, në rënie apo në ngritje”, tha Balluku.

Kujtojmë se edhe presidenti i SHBA-ve Joe Biden deklaroi se çmimi i naftës në bursa kishte rënë ndjeshëm për herë të parë nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë. Edhe mediat e huaja i bënë jehonë rënies së çmimit në bursa. Ndërsa Bordi në Shqipëri vijon ta mbaje çmimin në nivele të larta, por që sipas ministres ‘justifikohet’ me mënyrën e përllogaritjes.

Të fundit