All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Aqif Rakipi “non-grata”, Rama i shmanget: Të vijmë në Berlin për të, më duket e sforcuar

All - Paragraf - 1

Aqif Rakipi “non-grata”, Rama i shmanget: Të vijmë në

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të japë një koment për futjen e kandidatit të PS, Aqif Rakipi, në “listën e zezë” të SHBA-ve.

All - Paragraf - 3

Në një konferencë me gazetarët në Berlin, kryeministri u shpreh se të shkosh deri në Gjermani për të folur për kandidatin e PS të, është e sforcuar dhe ka kërkuar të kalojnë te pyetja tjetër.

“Të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatin e PS-së në Tiranë më duket pak e sforcuar kështu që kalojmë tek pyetja tjetër”, tha Rama.

SHBA shpalli dje “non-grata” ish-deputetin socialist Aqif Rakipi dhe biznesmenin dhe presidentin e Ora News, Ylli Ndroqi.

Sipas njoftimit nga Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja , Rakipi cilësohet një ish-deputet famëkeq, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri dhe se prej kohësh është i përfshirë në krimin e organizuar dhe i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsioni.

Lidhur me rastin e Ndroqit, OFAC bën me dije se ka shfrytëzuar mediat që më parë kanë qënë nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media. Gjithashtu thuhet se, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri.

Të fundit