Flash News

Bota

Suedia mori presidencën e BE-së, ku do të fokusohet puna e saj

Suedia mori presidencën e BE-së, ku do të fokusohet puna e saj

Nga 1 janari, presidenca e radhës e bllokut me 27 vende anëtare, bashkimit evropian, kaloi në duart e Suedisë.

Kjo e fundit, mori stafetën nga Çekia dhe do të mbajë kryesimin e presidencës së radhës deri më 1 korrik 2023.

Fokusi i punës së Suedisë do të jenë, siguria, konkurrenca, transformimi mjedisor dhe energjisë, vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit.

Në temën e sigurisë, Suedia thotë se do t'i japë prioritet vazhdimit të mbështetjes ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, lufta e së cilës vazhdon me Rusinë.

Përveç kësaj, presidenca suedeze, për sigurinë e Evropës do të theksojë edhe sigurimin e konsensusit mes vendeve evropiane edhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët si dhe do të nënvizojë luftën kundër krimit të organizuar përtej kufijve.

Përparësia e presidencës së Suedisë në politikën e jashtme do të jetë Rusia. Por kjo nuk do të thotë që do të mungojë fokusi në zhvillimet e tjera përreth bllokut, që kanë rëndësi jetike.

Suedia ka tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e situatës së sigurisë në Ballkan dhe thekson se stabiliteti dhe siguria në Mesdheun Lindor është në interesin strategjik të BE-së.

 

Të fundit