Flash News

Bota

Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në BE, reagon Parlamenti Evropian: Nesër miratojmë rezolutën

Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në BE, reagon

Parlamenti Evropian do të miratojë një rezolutë të martën duke u bërë thirrje institucioneve të BE-së që të punojnë drejt dhënies së statusit të kandidatit në BE për Ukrainën dhe ndërkohë të vazhdojnë të punojnë drejt integrimit në tregun e përbashkët të BE-së, shkruan The Guardian.

Thirrja nga eurodeputetët vjen pas nënshkrimit të kërkesës për anëtarësim në BE sot prej presidentit Volodymyr Zelenskiy.

Letra e aplikimit i është shkruar presidentit të këshillit të BE-së që aktualisht mbahet nga Franca.

Shtetet anëtare, parlamenti evropian dhe parlamentet kombëtare më pas informohen për aplikimin nga këshilli.

Një takim i 27 ministrave të çështjeve të BE-së, i njohur si këshilli i punëve të përgjithshme, duhet të marrë një vendim për të kërkuar zyrtarisht opinionin e Komisionit Evropian për aplikimin.

Normalisht do të duheshin 15 deri në 18 muaj që komisioni të jepte opinionin e tij, megjithëse kjo periudhë mund të shkurtohet ndjeshëm "në varësi të konsideratave politike", tha zyrtari.

Ekziston një periudhë e para-anëtarësimit me kohëzgjatje të ndryshme, gjatë së cilës vendi kandidat përshtat institucionet, standardet dhe infrastrukturën e tij për t'i mundësuar atij të përmbushë detyrimet e tij si shtet anëtar. Procesi i anëtarësimit përfshin respektimin e kritereve të anëtarësimit duke përfshirë miratimin dhe zbatimin e ligjit të BE-së.

Të fundit