Flash News

Bota

Emigrantët rrëzojnë qeverinë britanike, shpallet i pavlefshëm plani për deportimin në Ruandë

Emigrantët rrëzojnë qeverinë britanike, shpallet i

Qeveria britanike ka humbur çështjen e deportimit të emigrantëve në Ruanda, pasi plani u shpall i pavlefshëm.

Sipas BBC, gjykata vendosi se apelimi i çështjes është i lejuar dhe qeveria ka humbur. Dy gjyqtarë - Master of the Rolls dhe Lord Justice Underhill - kanë vendosur që politika nuk është e ligjshme.

Vendimi i Gjykatës së Lartë anulohet dhe largimi i azilkërkuesve në Ruandë është i paligjshëm derisa të bëhen ndryshime në sistemin e azilit atje, vendos Gjykata e Apelit.

Gjykata arriti në përfundimin se mangësitë në sistemin e azilit në Ruandë nënkuptonin se ekzistonte një "rrezik real" për azilkërkuesit që mund të ktheheshin në vendin e tyre - dhe më pas të përballeshin me persekutim ose trajtim tjetër çnjerëzor atje.

"Në këtë kuptim Ruanda nuk është një "vend i tretë i sigurt".

Të fundit