Flash News

KRYESORE

Opozita italiane kërkon përjashtimin e Ramës nga Partia Socialiste Evropiane

Opozita italiane kërkon përjashtimin e Ramës nga Partia

Marrëveshja e refugjatëve mes Italisë dhe Shqipërisë duket se po i kushton shumë kryeministrit Edi Rama. Jo vetëm opozita në Shqipëri, por edhe ajo në Itali janë shprehur kundër marrëveshjes duke e cilësuar si në kundërshtim me ligjin.

Madje, opozita italiane ka paralajmëruar se do të kërkojnë përjashtimin e Ramës nga Partia Socialiste Evropiane.

Peppe Provenzano, kreu i punëve të jashtme në sekretariatin e Schlein, e njoftoi atë për La Repubblica.

“Ne do ta ngremë çështjen në kongresin e PSE, i cili do të mbahet nesër dhe pasnesër në Malaga, në prani të të gjithë socialistëve të mëdhenj, nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez te kancelari gjerman Olaf Scholz”, ka thënë ai.

La Reppublica shkruan se në pikëpamjen e demokratëve është marrëveshja e diskutueshme e nënshkruar nga Rama me kryeministrin Giorgia Meloni, e cila parashikon devijimin drejt Shqipërisë të një pjese të madhe të emigrantëve të kapur nga anijet italiane, deri në 36 mijë në vit, për t’u vendosur në Shëngjin dhe në Gjadër.

Provenzano ka theksuar se marrëveshja shkel ligjin ndërkombëtar dhe vlerat e familjes socialiste.

“Për Ramën procesi (i largimit) duhet të jetë i shpejtë, duke qenë se ai është një vëzhgues i thjeshtë dhe Shqipëria nuk është pjesë e BE-së”, ka thënë ai.

Të fundit