Flash News

Kosova

Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësim në Bashkimin

Ashtu sikurse, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi një ditë më parë, Kosova ka nënshkruar sot aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Aplikimi është nënshkruar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Osmani e cilësoi një ditë historike teksa u shpreh “po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive”.

Dorëzimi i aplikimit pritet të bëhet më 15 dhjetor në Pragë të Çekisë, shtetit që aktualisht kryeson bllokun evropian.

Deri tani, Kosova ka vetëm një marrëveshje me BE-në atë të Stabilizim Asocimit. Megjithatë, kaende shtete anëtare të bllokut që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, si: Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Po ashtu, Kosova është i vetmi shtet i cili nuk ka arritur të liberalizojë vizat për qytetarët e saj.

Nnëshkrimi i aplikimit për anëtarësim në BE vjen në një kohë kur veriu i Kosovës është nën tensione të vazhdueshme nga serbët lokalë. Disa ditë më parë pati sulme ndaj policisë dhe ushtrisë kosovare, si edhe ndaj forcave të EULEX-it të vendosura në kufi.

Të fundit