Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Tenderi ishte i Belindës, Berberi mbylli pazarin me grekun. SMS-të e plota të supervizimit dhe ‘martesa’ me Valter Begajn

Nga Elton Qyno, Syri Net
Inxhinieri Grek, Ioannis Kirkinezis, i cili rezulton të jetë në Shqipëri përfaqësuesi i degës së kompanisë hollandeze “Hill International N.V", është një nga dëshmitarët “kyç” të SPAK-ut në formësimin e akuzave penale të korrupsionit, shkeljes së pabarazisë në tendera ndaj zyrtarëve të ARRSH-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Kirkinezis, ka bashkëpunuar në SPAK dhe ka treguar gjithçka mbi tenderin 2 milion euro të hapur nga ministria e Belinda Ballukut, ku sipas tij njeriu që ka bërë pazarin është vartësi i Belindës, Evis Berberi.
Sipas rrëfimit të inxhinierit Grek, Evis Berberi, është dhe njeriu që ka bërë shkesin për lidhjen e “martesës” mes kompanisë së tij “Hill International N.V" dhe kompanisë “Net-Group” të Valter Begaj. Sipas tij tenderi është paracaktuar gjatë diskutimeve në kafe.
Përmes takimeve mes inxhinierit grek dhe drejtorit të ARRSH-së Evis Berberi, ky i fundit është kujdesur në detaje për paracaktimin e garës së hapur nga Ministria e Infrastrukturës, dhe këtë gjë e ka bërë kundrejt një shpërblimi financiar prej më shumë se 170 milion euro.
Ndërsa nga ana tjetër letrat studimore për vlerësimin e kostos së përgjithshme i ka bërë pikërisht Ioannis Kirkinezis.
Letrat i bënte Kirkinezi, pazarin dhe martesën me Valter Begaj, e ka bërë Berberi, i cili ka shërbyer dhe negociator direkt me ministren Belinda Balluku, e cila kishte ekskluzivitetin e tenderit, ku ka mesazhet mes tyre, duket që tenderi është paracaktuar me qëllim përfitimi.
Gazetari Elton Qyno ka raportuar i pari për prezencën në dosje të rrëfimit të inxhinierit Grek, ndërsa sot gazetari zbardh dhjetëra mesazhe të shkëmbyera mes Ioannis Kirkinezis dhe Evis Berberit, për takimet para tenderit dhe problemet që lindën.
Në dosjen hetimore thuhet se sekretaria e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Viola Haxhiademi me urdhrin Nr.2764 në datën 1 qershor 2021 ka ngritur njësinë e prokurimit për hartimin dhe administrimin e dokumenteve Genti Raça, Anila Luzi dhe Arlinda Gordani, Valbana Pepa (personi përgjegjës), Genti Raça dhe Adrian Kroi, për procedurën me objekt "Mbikëqyrës punimesh në objektin "Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë" në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë).
Në bazë të një akti-ekspertimi të kryer në një aparat telefonik “BlackBery” ka rezultuar se 3 muaj para hapjes së tenderit Berberi dhe inxhinieri Grek në datën 27 gusht 2021, në orën 12:22, zhvillojnë këtë bisedë si më poshtë vijon:
Ioannis Kirkinezis i dërgon sms shtetasit Evis Berberi, me përmbajtje: “Përshëndetje! A ke ndonjë lajm për ofertuesin për mbikëqyrjen/supervizimin e Llogarasë? E pashë që kriteret janë shumë të forta. A mund të diskutojmë?".
Ndërkohë në orën 12:43, Evis Berberi: "..Ende jo, por së shpejti do të publikohet".
Në orën 12:44, Ioannis Kirkinezis: “A mund të flasim PARA publikimit (për kriteret)".
Në lidhje me këto mesazhe në SPAK është pyetur inxhinieri Grek, Ioannis Kirkinezis, i cili ka deklaruar se ka pasur dijeni se do të publikohej tenderi i tunelit të Llogarasë.
Ai deklaron se në këtë komunikim i ka kërkuar takim Evis Berberi për të diskutuar në lidhje me kriteret e tenderit të mbikëqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë. Kjo, pasi shoqëria "Hill International NV" kishte interes që të merrte pjesë në këtë tender.
Ioannis Kirkinezis ka deklaruar se kërkonte informacion nga Evis Berberi në lidhje me kriteret e këtij tenderi, pasi gjatë qëndrimit në Ministri kishte kuptuar se Evis Berberi ishte përgjegjës përsa i përket tenderit të ndërtimit dhe tenderit të mbikëqyrjes së tunelit të Llogarasë.
Ioannis Kirkinezis, kujton se pas këtij komunikimi ka takuar Evis Berberi dhe i ka shprehur interesimin e shoqërisë "Hill International NV" për të marrë pjesë në këtë procedurë. Ai kujton se gjatë takimeve me këtë shtetas, përpara publikimit të procedurës, kanë diskutuar për kriteret e tenderit, si dhe i ka ofruar një panoramë të shoqërisë "Hill International NV".
Inxhinieri Grek ka deklaruar se e ka vënë në dijeni shtetasin Evis Berberi se çfarë kriteresh plotësonte shoqëria "Hill International NV” dhe çfarë kriteresh nuk plotësonte. Qëllimi ishte që kriteret që do të publikoheshin, të ishin ato që plotësonte shoqëria "Hill International NV".
Në datën 5 shtator 2021, në orën 18:14, Ioannis Kirkinezis i dërgon sms Evis Berberi: "...Përshëndetje Evis! Jam nga e hëna në të enjte në Tiranë. Nëse je i disponueshëm, mund të takohemi në një bisedë kafeje...”.
Në orën 18:15, Evis Berberi ia kthen: "...Të enjten...".
Në orën 18:15, Ioannis Kirkinezis: "...Shkëlqyer. Më mirë mëngjes ose drekë Pasdite jam në fluturim...”.
Në orën 18:16, Evis Berberi: "Ok". Në orën 18:16, Ioannis Kirkinezis: “...Shihemi...".
Në dosjen e SPAK thuhet se në lidhje me bisedat e mësipërme, rezulton se inxhinieri Grek Ioannis Kirkinezis ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 6 shtator 2021 dhe ka dalë në datën 9 shtator 2021.
Teksa ka mbëritur në Tiranë, në datën 8 shtator 2021, në orën 11:31, Ioannis Kirkinezis i dërgon sms Evis Berberi: "...Përshëndetje Evis! Si e ke ditën nesër...?".
Në orën 11:35, Evis Berberi: "...Tani kam disa takime...".
Në orën 11:36, Ioannis Kirkinezis: "...Nesër nëse je në dispozicion nga ora 12:00 deri në 15:00 mund të takohemi...për të enjten.Po është në rregull...”.
Në orën 11:36-11:37, Evis Berberi ia kthen: "...Të prisja dje, Shihemi nesër".
Në orën 11:37, Ioannis Kirkinezis: "...Mendova se më ke thënë, Më vjen keq (i referohet mesazhit të shtetasit Evis Berberi me tekst "Isha duke të pritur dje")
Evis Berberi dhe inxhinieri Grek janë takuar një ditë më pas në zyrën e tij në ARRSH, ku kanë përcaktuar modulitetet që do bëheshin dhe mblesërinë me kompaninë shqiptare “NET Group”. Mbi të gjitha greku duhet të dërgonte dhe dokumentat e planit të supervizimit, të cilat do ishin falso tërësisht.
Pas takimit në muajit shtator, në datën 25 Tetor 2021, në orën 10:46, Ioannis Kirkinezis i dërgon sms Evis Berberi: "...Mirëmëngjesi! Kontrolloni emailin tuaj...” (i referohet mesazhit të shtetasit Evis Berberi të datës 29 korrik 2021, të orës 09:38, me tekst:"[email protected]")".
Nga këqyrja dhe marrja e të dhënave nga posta elektronike e Evis Berberi, rezulton se në datën 25 tetor 2021, në orën 10:45, është dërguar email nga adresa e postës elektronike "[email protected]" në drejtim të adresës së postës elektronike të shtetasit Evis Berberi, "Evis. [email protected]".
Në këtë email është bashkëlidhur dokumenti "Staffing Plan ik 2(EB).xlsx", që është një tabelë e titulluar “Skeduli i stafit – Supervizioni i tunelit të Llogarasë”. Kjo tabelë përbëhet nga dy grupe ekspertësh, si më poshtë:
Ekspertët kryesor/Key Experts" të përbër nga: Drejtuesi i projektit, Inxhinier strukturist, Inxhinier Terreni, Inxhinier Gjeolog, Inxhinier Hidroteknik, Inxhinier Materialesh, Inxhinier Elektrik, Inxhinier Mekanik, Inxhinier për sigurinë rrugore/Auditues i sigurisë rrugore, Inxhinier Gjeodet, Inxhinier Mjedisi.
"Ekspertët jo kryesor/ Non-Key Experts" të përbërë nga: Inxhinier Strukturist, Inxhinier Terreni, Inxhinier Gjeolog, Inxhinier Hidroteknik, Inxhinier Materialesh, Inxhinier Gjeodet.
Nga verifikimi i rubrikës "Info" të materialit të dërguar në email, konstatohet se ky dokument është krijuar nga përdoruesi "Massimiliano Monetti", ndërsa për herë të fundit është modifikuar nga përdoruesi "Kirkinezis, Ioannis", me modifikim të fundit në datën 25 Tetor 2021 në orën 10:43.
I pyetur në lidhje me email-in e mësipërm, Ioannis Kirkinezis deklaron se nga ana e tij është dërguar email në drejtim të shtetasit Evis Berberi. Ky email përmban të dhëna në lidhje me stafin që duhej për të realizuar shërbimin e mbikëqyrjes së tunelit të Llogarasë.
Këtë email ia ka dërguar Evis Berberi me kërkesë të tij, për ta përdorur për kriteret e tenderit që do të publikoheshin.
Ndërkohë pasi njihet me këtë E-Mail në datën 25 Tetor 2021, në orën 14:38, Evis Berberi i dërgon sms Ioannis Kirkinezis: "...Përshëndetje do të vazhdoni me NET Group...", si dhe i dërgon numrat celular të shtetasit Valter Begaj, +355694013591 dhe +355682020434.
Në orën 14:51, Ioannis Kirkinezis: "Ok faleminderit! Nuk Do t'a telefonoj". Në orën 15:09, Evis Berberi: "Është në rregull". Nga ana tjetër në orën 15:09, Ioannis Kirkinezis ia kthen Berberit: "...ok fola...ne do të shkëmbejmë disa e-maile me informacione dhe të martën do të takohemi personalisht për specifikat...".
Në orën 15:39, Evis Berberi ia kthen: "Ok".
Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria holandeze "Hill Interantional" NV, me përfaqësues Ioannis Kirkinezis, në datën 28 dhjetor 2021 ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me shoqërinë "Net Group" sh.p.k, me përfaqësues Valter Begaj, për të marrë pjesë së bashku në procedurën e prokurimit për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, ku në përfundim të procedurës së prokurimit janë shpallur fitues të saj.
I pyetur në lidhje me komunikimin e mësipërm, Ioannis Kirkinezis deklaron se gjatë bisedave të bëra, Evis Berberi i ka sugjeruar atij që të bashkëpunonte me shoqërinë e Valter Begaj, “Net Group”, përsa i përket tenderit të mbikëqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë.
Evis Berberi i ka dhënë numrin celular të Valter Begaj. Ioannis Kirkinezis deklaron se nuk e njihte më herët Valter Begaj dhe shoqërinë e tij “Net Group" sh.p.k. Por, pas sugjerimit që i bëri Evis Berberi, ai është interesuar për këtë shtetas dhe këtë shoqëri.
Pas sugjerimit të Evis Berberi ai ka vendosur të vazhdonte bashkëpunimin me shoqërinë "Net Group". Në datën 26 Tetor 2021, në orën 16:21, Ioannis Kirkinezis i dërgon sms shtetasit Evis Berberi: "Evis, Të mërkurën e ardhshme 3/11 Zëvendës Presidenti ynë i Parë dhe Drejtori Menaxhues për Evropën Z. Manolis Sigalas është në Tiranë. Do të ishte shumë mirë nëse keni ndopak kohë të lirë për të na takuar".
Në orën 16:22, Evis Berberi: "Po sigurisht". Në orën 16:22, Ioannis Kirkinezis: "Shkëlqyer Faleminderit Të hënën të dërgoj mesazh për ta vendosur. Meqë ra fjala: Të hënën jam në Tiranë për të takuar Valterin për të koordinuar bashkëpunimin tonë”.
Vijon...
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11