Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin

Në mars të 2021, kryeministri Edi Rama krenohej me faktin që gjatë qeverisjes së tij, pagat e qeveritarëve dhe parlamentarëve nuk ishin rritur asnjë qindarkë. Edhe një vit më vonë, Rama zotohej se pagat e funksionarëve të lartë nuk do të rriteshin sa të ishte ai në pushtet. Por ndryshe nga ç’kishte premtuar, në maj parlamenti votoi rritjen me mbi 50% të pagave për zyrtarët e lartë të shtetit.
‘…pagat e qeveritarëve dhe parlamentarëve as janë rritur qysh nga viti 2013 dhe as do të rriten asnjë qindarkë deri në vitin 2025.’, theksonte kryeministri Rama teksa prezantonte Planin e Veprimit për pagat, taksat dhe biznesin për vitet 2021-2025.
Të njëjtin qëndrim kryeministri e përforcoi edhe një vit më pas. Në tetor të 2022 gjatë një ndalesw në Elbasan, në kuadër të një turi takimesh me qytetarët në mbarë vendin, Rama premtonte se pagat e funksionarëve nuk do të rriteshin për sa kohë të ishte ai në pushtet.
‘Që në vitin 2013 nuk janë rritur asnjëherë pagat e ministrave, nuk janë rritur asnjëherë pagat e deputetëve dhe nuk kanë për tu rritur as nuk diskutohet as paga e kryeminsitrit sa të jem unë këtu.’, shprehej Rama.
‘Kurrë mos thuaj kurrë!’
Në 25 maj të këtij viti parlamenti miratoi me 97 vota pro, rritjen e pagave për funksionarët e lartë publik. Ndryshe nga dy vite më parë, kryeministri këtë herë ndihej krenar për rritjen e pagave të deputetëve, ministrave dhe zyrtarëve të tjerë me mbi 50%.
‘Unë për rritjen e pagave jam shumë krenar dhe dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë deputetët sepse është puna e deputetëve në radhë të parë e gjithë këtyre viteve, sepse është rezultat reformash, është rezultat ligjesh, është rezultat përpjekjesh, dua të falënderoj të gjithë anëtarët e kabinetit qe kanë punuar qysh nga dita e parë e vitit 2013 deri më sot, se ky është rezultat i përpjekjeve shumë të madhe.’, tha Rama pak përpara votimit të ndryshimeve ligjore që i hapnin rrugën rritjes së pagave.
E vetmja pikë me të cilën Rama nuk ra dakord ishte rritja e menjëhershme e pagave. Sipas tij, shtesa e pagave për zyrtarët e shtetit duhet të niste në fund të vitit 2024.
‘Dua t’ju them që tek pika e pagës për deputetët dhe për ministrat, mua më keni kundra që ajo të hyjë menjëherë. Ajo duhet të hyjë në fuqi në momentin që hyn në fuqi e gjithë paketa e rritjes së pagave, por unë një jam, bashkë me Erion Braçen, pastaj kush bëhet tjetër, të shohim.’, pohoi Rama në parlament.
Për këtë arsye, kryeministri nuk mori pjesë në votim.
Sa u rritën pagat e zyrtarëve?
Me ndryshimet e fundit ligjore, pagat e funksionarëve më të lartë të shtetit u rritën me mbi 50%, ndërkohë që shtesa më e madhe i takoi Presidentit.
Nga muaji maj, paga mujore e Presidentit të vendit është rritur me 61%. Të dhënat e përpunuara nga Faktoje tregojnë se rroga mujore e kreut të shtetit u rrit nga 257 mijë lekë në muaj, në 425 mijë lekë.
Pas tij vjen Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit. Të ardhurat mujore në formën e pagës për kreun e qeverisë dhe kreun e kuvendit u rritën nga 229 mijë lekë në muaj, në 393 mijë lekë në muaj.
Anëtarët e kabinetit qeveritar janë katëgoria e tretë me rritjen më të madhe të pagave për zyrtarët e lartë. Paga mujore e ministrave u rrit me 55%, më konkretisht nga 175 mijë lekë pagë në muaj, anëtarët e kabinetit qeveritar tanimë do të marrin 319 mijë lekë rrogë mujore.
Pse rrogat e politikanëve duhet të jenë të larta?
Eduard Gjokutaj, ekspert i politikave fiskale thotë për Faktoje se vendimi për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë publik nuk ka justifikim ekonomik apo moral, por lidhet me rritjen e mirëqenies personale.
‘Në rastin e rritjes së pagave të funksionarëve të lartë publikë dhe politikë duhet të jepeshin arsye të bazuara mbi moralin dhe etikën politike nëse rritja e pagës së tyre përputhej me performancën e prezantimit të secilit prej tyre në favor të çështjeve publike, konflikti i interesit të këtij vendimi me përdorimin e të drejtës publike kundrejt detyrimit qytetar për të justifikuar pozicionin e tyre publik, me problematikat që shoqërojnë integritetin e tyre kundrejt favoritizmit, kronizmit dhe nepotizmit, përfitimit të dhuratave dhe të mirave të tjera nga lobimet, transparenca jo e plotë e nivelit të jetesës së tyre.’, thekson Gjoktuaj teksa shton se një vendim për rritjen e pagave për veten do të kishte vlerë politike vetëm pasi gjithë sa përmenden më lart do të shoqëroheshin me justifikimin moral dhe ekonomik.
Për analistin Lutfi Dervishi rritja e pagave të politikanevë thellon pabarazinë mes ‘shërbëtorëve të popullit’ me popullin.
‘Dyfishimi i rrogave të ministrave, deputetëve, Presidentit, Kryeministrit dhe kryetares së Parlamentit nuk është bërë për faktin se kjo shtresë po vuante, por është bërë për të thelluar hendekun “e shërbëtorëve të popullit” me popullin. Dyfishimi i rrogave të “shërbëtorëve të popullit” nuk është bërë sikundër mediat kritike me qeverinë e paraqesin si një garë kush e ka rrogën më të lartë në rajon. Jo. Dyfishimi i rrogave është bërë për të thelluar pabarazinë.’, shkruan ndër të tjera në një postim në rrjete sociale Dervishi.
Përfundim
Dy vite më parë kryeministri premtonte se sa të ishte ai në pushtet, pagat e zyrtarëve të lartë shtetëror nuk do të rriteshin asnjë qindrakë. Koha tregoi se Rama nuk e mbajti fjalën. Përkundrazi, ai bëri rritjen më të lartë historike të pagave për shtetarët. Nga asnjë qindarkë, pushtetarët dhe zyrtarët e tjerë po marrin gati dyfish më shumë.
Marrë nga Faktoje.al
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11