Flash News

E-TJERA

Protestë para ministrisë pas ngjarjes tragjike në Himarë: Nuk e vrau varka, por shteti

Protestë para ministrisë pas ngjarjes tragjike në Himarë:

Qytetarët dhe shoqëria civile ka paralajmëruar se do të protestojnë të enjten në orën 19.00 para ministrisë së Brendshme, pas ngjarjes që tronditi të opinionin, ku një 7-vjeçare u godit për vdekje nga skafi në plazhin Potam të Himarës.

“Nuk e vrau varka, por shteti!” është motoja e protestës. Pas ngjarjes tronditëse, përgjegjësia nuk u kërkua vetëm nga drejtuesi i skafit, Arjan Tase, por dhe nga shteti.

Kjo është hera e tretë brenda pak javës, që skafet dëmtojnë pushuesit në plazhe, por ditën e djeshme përfundoi me fatalitet. Kjo dëshmon pasigurinë në plazhet shqiptare.

Kujtojmë se e mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det, teksa u godit nga skafi. Ajo ndodhej për pushime së bashku me familjen e saj, të cilët ishin kthyer në atdhe.

Tase, i cili ka mbajtur disa poste të larta në polici, u përjashtua nga radhët e saj me firmë të Gledis Nanos. Tase ka dëshmuar se gomonia kishte defekt dhe se kishte marrë gaz menjëherë.

 

Të fundit