Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare shkrimtari Naum Prifti

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare shkrimtari Naum

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, shkrimtari i njohur Naum Prifti.

Prifti është një nga emrat më të shquar të letërsisë shqiptare.

Shkrimtari Prifti lindi më 7 Mars të vitit 1932, në Rehovë të Kolonjës

Krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini : tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj.

 Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie.

Mijëra e mijëra faqe të shkruara me dorë, të shtypura me makinë të thjeshtë shkrimi, dhe të hedhura në kompjuterin e ditëve tona, qindra e qindra analiza, diskutime, letërkëmbime, biseda, që mund t’i quash pa frikë-publicistikë, për nga idea dhe mesazhi që mbartin dhe përcjellin.

Të fundit