Flash News

E-TJERA

KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve vendore për bashkitë e Tiranës dhe Durrësit

KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve vendore për bashkitë e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve për kryetarë bashkie dhe këshillat bashkiakë të bashkive në Tiranë dhe Durrës.

Në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj konfirmohet fitues i zgjedhjeve për kryebashkiak, ndërsa Emirian Sako konfirmohet fituese e zgjedhjeve për kryetare bashkie në Durrës.

Kujtojmë që sa i përket garës për Këshillin, PS ka fituar me 34 mandate ose me 50.41 % nga 61 në total.

Socialistët janë ndjekur nga BF me 15 mandate 23.29 % të votave. Ndërsa, PSD numëron 3 mandate ose me 4.38 %, Lëvizja Bashkë, Nisma Thurje, PDIU, LZHK dhe PR marrin nga 1 mandat.

Ditën e djeshme Komisioni Qendror Zgjedhor, ka miratuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit në 8 bashki dhe Këshilla Bashkiakë.

 

Të fundit