Flash News

E-TJERA

Gent Sejko mandatohet për herë të dytë guvernator i Bankës së Shqipërisë

Gent Sejko mandatohet për herë të dytë guvernator i

Kuvendi ka miratuar sot vendimin për mandatimin e Gent Sjekos, si guvernator i Bankës së Shqipërisë për herë të dytë.

Sejko u zgjodh me 103 vota pro, me një votë kundër dhe një abstenim nga deputetët e Kuvendit. 

Presidenti Ilir Meta firmosi disa ditë më parë dekretin për të rizgjedhur Gent Sjeko si guvernator të BSH. Parlamenti e votoi me shumicë votash Sejkon, si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës.

Gent Sejko u zgjodh anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në vitin 2015, si propozim i vetë Këshillit dhe më tej u votua edhe si guvernator i Bankës së Shqipërisë. Ai e mori detyrën pas ndërprerjes së mandatit të guvernatorit të mëparshëm, Ardian Fullani, që u shkarkua nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në shtator të vitit 2015, pas arrestimit të tij.

Të fundit