Flash News

E-TJERA

Brazil/ Shqiptarit i sekuestrohet 350 kg kokainë e pastër në banesë, Altin Drimadha në arrati

Brazil/ Shqiptarit i sekuestrohet 350 kg kokainë e pastër në

Policia e Brazilit ka sekuestruar 350 kilogramë kokainë të pastër të paketuar në kuti 'Luis Vuitton'. Sasia e drogës u gjet në një banesë në Sao Paolo e cila përdorej nga shtetasi shqiptar Altin Drimadha.

Mediat vendase raportojnë se bashkë më drogën janë sekuestruar edhe 300.000 dollarë amerikanë dhe një USB me videon e operacionit, 2 AK 47 dhe 2 telefona celularë. Drimadha ruhej nga dy shtetas brazilianë.

Më 8 qershor 2022, Policia dhe doganat portugeze kapën pothuajse një ton kokainë të pastër të transportuar në bordin e "Panfilo Oceânico", duke arrestuar ekuipazhin prej shtatë anëtarësh, italianë, filipinas, ekuadorian dhe domenikane.

Interpoli është gjithashtu i sigurt, nga hetimet e kryera, se aktori kryesor pas këtij operacioni është një tjetër shtetas shqiptar me të kaluar kriminale në Australi, i lidhur me një bandë motoristësh australianë - i quajtur Comanchero i përfshirë në operacione të paligjshme në të kaluarën, personazhi gjithashtu konsiderohet i dhunshëm.

Substanca e sekuestruar dyshohet se ishte e destinuar për shitje në Evropë dhe Australi nëpërmjet organizatave kriminale që vepronin në Itali, Belgjikë, Holandë, Shqipëri dhe Australi.

Të fundit