Flash News

E-TJERA

17-vjeçari shqiptar ndërroi jetë natën e Vitit të Ri në Itali, ngjarja po hetohet si vrasje nga pakujdesia

17-vjeçari shqiptar ndërroi jetë natën e Vitit të Ri

Vdekja e 17 vjeçarit shqiptar, Ledjan Imeraj në Itali do të hetohet si vrasje nga pakujdesia.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja për të miturin shqiptar i cili ndërroi jetë natën e Vitit të Ri pas zjarrit që përfshiu qendrën komunitare ku ky i fundit po qëndronte,  po hetohet si vrasje nga pakujdesia.

Djali shqiptar humbi jetën nga zjarri dhe shoku i tij i dhomës, një 16 vjeçar ganez pësoi djegie të rënda.

Në ambientet e qendrës komunitare për të miturit, i riu shqiptar po qëndronte prej muajit shtator të këtij viti.

Gjatë ndërhyrjes ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin e të nxirrnin 11 persona, 2 prej të cilëve mbetën të lënduar, por për 17-vjeçarin shqiptar ishte shumë vonë.

 

Të fundit