Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti/ Doda kundër draftit të Alibeajt, Mediu paralajmëron tërheqje: S’bëhem pjesë e një farse

Presidenti/ Doda kundër draftit të Alibeajt, Mediu paralajmëron

Fatmir Mediu dhe Mesila Doda janë pozicionuar kundër deputetit Enkelejd Alibeaj. Të dy kanë pohuar se diskutimet e thirrura nga kreu i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla, nuk po japn një rezultat konkret.

Doda u shpreh se drafti i dërguar nga ana e Alibeajt lidhur me propozimin për një proces të përbashkët dhe jo përjashtues, nuk duhet të vinte me postë, duke u shprehur kundër kritereve të përcaktuara nga Alibeaj.

Doda kërkoi të zhvillohej një proces real me kandidatë konkretë.

“Sot të flasim dhe të debatojmë për një dokument që na ka sjellë kolegu ynë. Nuk ka asnjë arsye pse ta marrim me postë të shkruar. Kriteret e shkruara aty janë gjëra që nuk duhet të diskutohen që duhet të jenë ashtu. A ka mundësi të futemi në proces real. Le të vijnë kandidaturat dhe t’i shohim të gjithë. Derisa të vendosim që të futemi në një proces real dhe jo thjeshtë për të bërë politikë nuk besoj se do kemi rezultat real”, u shpreh Doda.

Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Mediu. Ai tha se nuk mund të jetë pjesë e një procesi anormal që i jep frymë një farse, teksa nënvizoi se fillimisht opozitarët duhet të ulen e të diskutojnë mes tyre.

“Unë mendoj se është absurde nëse hyjmë në parlament pa pasur kandidaturë. Hyrja në proces pa kandidaturë në raundit tjetër i jep shan justifikimit të një farse që është bërë pjesë edhe opozita. Ne si opozitë ose duhet të dalim me një kandidaturë të përbashkët, ose duhet të marrim qëndrim për të mos u bërë pjesë e këtij procesi. Nuk kemi kohë më, para se të ulemi me ju duhet të ulemi mes vetes sonë. E drejta është e çdo deputeti të opozitës për të propozuar. Nuk kam pse të jem pjesë e diskutimit me asnjë palë për sa kohë që nuk kemi një rezultat konkret dhe i jep frymë një farse, një procesi anormal”, tha Mediu.

Të fundit