Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e fortë e Berishës: Balla i kërkoi Dumanit të ishte në fushatën e PS, çfarë fshihet pas ‘revoles’

Deklarata e fortë e Berishës: Balla i kërkoi Dumanit të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në konferencën e përjavshme për shtyp, Berisha tha se Balla i ka kërkuar Nuredin Dumanit që të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore të PS-së, ndërsa ky i fundit nuk ka pranuar.

Berisha flet për një shpërblim që Balla i ka dhënë Dumanit lidhur me vendosjen e një arme, për të cilën kryedemokrati thotë se aktualisht ndodhen në burg 5 persona. Berisha pohoi se do t’ia tregojë Ballës në Parlament të gjitha akuzat, teksa paralajmëroi probleme për deputetin socialist.

“Unë ju them se do t’ja them në parlament. Nuk ka nevojë t’ja jap unë prokurorisë , i ka të gjitha në dosje. Mund të thuash pse po i fshehë Prokuroria sepse i ka në dosje. Do të them shumë të tjera. Unë do t’ja them në Parlament sy më sy. Atij dhe cilitdo. Ka opozitë të vërtetë. Çdo gjë dhe shumë të tjera…Ai duhet të tregojë si e shpërbleu Dumanin për ta shpëlarë nga akti i vendosjes së revoles…Ata tregojnë që po e ka vendosur, dyshojnë sepse ky i ka kërkuar të marrin pjesë në fushatën e  tij elektorale dhe ai i ka thënë jo. Revolen ia kanë vendosur në një vend që e shihnin të gjithë…Për revolen e fshehur , pesë vetë janë në burg për këtë.  Edhe kuptohet që revolën e kanë vendosur. Po si do e shihnin në një vend të dukshëm një revole krimi? E kanë zor për të gjetur një revole? Se s’mund ta hidhte ai në Shkumbin. Drejtësia vonon, por nuk harron. Kështu që Tao se ka punën mirë. Ka probleme me drejtësinë. Do ketë, jua them unë juve. Ka dhe probleme të tjera ai. Do i bëj publike, por kur do i gjykoj unë. Ai gradualisht do të shkojë atje ku e meriton. Ka problem, është njeri me shumë probleme”, tha ai.

Të fundit