Flash News

E-TJERA

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në Tiranë

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

"Politiko.al", sjell këndin e kulturës, ku informon qytetarët për aktivitet artistike që do të organizohen në Tiranë në fundjave dhe përgjatë javës së ardhshme.

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” prej datës do të mbahet shfaqja “NËNA”.  E cilësuar nga autori i saj Florian Zeller si një farsë e zezë, shfaqja na ofron me mprehtësi të jashtëzakonshme dhe na ballafaqon, më shumë sesa me një histori, me një përvojë që krijohet nëpërmjet saj.

Kemi të bëjmë me krizën shpirtërore të një nëne dhe bashkëshorteje në mesin e viteve të jetës së saj, krizë që shkaktohet nga dashuria amtare për të birin, largimin e të cilit nga shtëpia nëna e përjeton si tradhti dhe nga devijimet e mundshme patologjike që e shoqërojnë.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Duke filluar që dot deri më  datë 24 dhjetor, ora 19:00  në TKOBAP, vihet në skenë përralla" Arrëthyesi", e Çajkovskit, e krijuar fillimisht nga Marius Petipa dhe Lev Ivanov, u krijua nga E.T.A. Historia e Hoffmann, Arrëthyesi dhe Mbreti i Miut. Koreografia sipas Marius Petipa dhe Lev Ivanov Muzika: P.I. Tchaikovsky Dirigjent: Jacopo Sipari di Pescasseroli.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Gjithashtu gjatë kësaj jave do mund të ndiqni edhe një here shfaqjen “SHTËPIA E ZOTIT” Data: 01-02, 10, 14- 17, 21-24.12.2023 Ora: 19:00 Vendi: Salla: Central 400, ArTurbina Regjia: Ilir Bokshi Autor: Ledian Gjeçi Bashkëprodhim mes Teatrit Kombëtar, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Shqiptar Shkup.

I gjithë grupi i shtëpisë së barit përfshihet në një festë të pazakontë dhe nën mungesën e vigjilencës së tyre, hyjnë fshehurazi hajdutët të ndihmuar nga një anëtar i shtëpisë, që të vjedhin mallin e gatshëm për shitje.

Një anëtar tjetër i shtëpisë përballet aksidentalisht me hajdutët dhe i shokuar nga e papritura konfrontohet me ta, të cilët e qëllojnë me armë dhe largohen. Kjo ngjarje pasohet me kaos te grupi i shtëpisë së barit dhe të gjithë i bren dyshimi për tradhtinë e mundshme të njëri-tjetrit.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Por, ndërkohë që ‘shtëpia e barit’ nuk është më sekret, nën praninë e një rreziku alarmant, lind nevoja urgjente për një tjetër vend të sigurt ku të vendosen bimët e hashashit. Dhe dikush propozon një vend fantastik ku nuk hyn askush. Një vend i përsosur për të jetuar, e për të vdekur. Vend i cili do jetë dëshmitar i ndodhive të jashtëzakonshme që pasojnë…

 

Të fundit