Flash News

E-TJERA

Evis Sala, ministrja e re e Shëndetësisë mes SOROS dhe miqësisë familjare me Ramën

Evis Sala, ministrja e re e Shëndetësisë mes SOROS dhe

Evis Sala është një ndër emrat e rinj të kabinetit qeveritar Rama 4, e cila do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë.

Sala u prezantua nga Rama si një mjeke, një radiologe onkologjike e ardhur nga Italia.

Por, ‘biografia’ e Salës, ministres së re të Ramës, lidhet me Fondacionin SOROS. Nëna e ministres së re, Valdete Sala ka qenë Drejtoreshë e Programit të Fondacionit SOROS për një periudhe 13-vjeçare.

Valdete Sala drejtoi Programet SOROS të: Shoqërisë Civile, të Drejtave të Njeriut të Grave, të Drejtave të Romëve dhe të Pakicave Etnike, Bibliotekës dhe Informacionit, Drejtësisë, Arsimit të Lartë, Reformës Ekonomike, Artit dhe Kulturës.

Po ashtu, Evis Sala është motra e Anri Salës. Ky i fundit para disa vitesh, në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, është shprehur se Edi Rama ka qenë një pedagog shumë i rëndësishëm për të dhe karrierën e tij artistike.

Madje ai e ka përshkruar Ramën si një person që ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e tij profesional dhe personal.

“Kur ishte pedagog në Akademinë e Arteve, por edhe më përpara, sepse nuk kam qenë direkt student i Edi Ramës, por i Edi Hilës, në Akademi. Por që ka qenë një person shumë i rëndësishëm, sikurse ka qenë edhe një pedagog i rëndësishëm, në atë momentin e hapjes së syve, në ato vitet që të gjithë po nuhasnin se diçka po ndryshonte. Nga ana e diskutimeve, e horizontit, e të qenit prezent, nga mënyra sesi arrinte të fliste për artin, ato pjesët e ndaluara, por në një mënyrë që prapë e bënte të mundur, dhe natyrisht zgjeronte horizontin e studentëve. Dhe këto jo në lidhje vetëm me mua, por edhe me studentë të tjerë”, ka deklaruar asokohe Anri Sala.

Të fundit