Flash News

Ditari i Opozitës

Policia rrethon Kryesinë e Kuvendit, Berisha publikon videon: Rroftë Opozita!

Policia rrethon Kryesinë e Kuvendit, Berisha publikon videon: Rroftë

Ditën e sotme pritet që Këshilli i Mandateve të votojë për të hequr imunitetit e deputetit Sali Berisha në Kuvend, me kërkesën e SPAK.

Ndërkaq Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë para Kryesisë së Kuvendit në orën 11:30.

Para se kjo protestë të startoj, qeveria ka marrë masa teksa ka vendosur forca të shumta policie në afërsi të Kryesisë së Kuvendit,.

Lidhur me këto masa ka reaguar edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili thotë se Rama është i tmerruar.

“Tmerrohet Rama dhe narko-qeveritarët e tij! Betejë pa kthim! Rroftë Opozita. Sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Ndërkohë, Berisha ka paralajmëruar edhe një dalje për mediat në orën 11:00 nga selia e PD, ndërsa mbledhja e Këshillit të Mandateve pritet të nisë në 12:00.

 

Të fundit