Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
PD nxjerr dokumentet: Si i fitoi djali i Blendi Gonxhes 200 mijë dollarë kur në regjistrin tregtar nuk deklarohet asgjë?

Partia Demokratike denoncoi një tjetër skandal të mazhorancës.
Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, tha se djali i Blendi Gonxhes, ka fituar 200 mijë dollarë, kur në regjistrin tregtar nuk deklarohet asgjë.
Balliu kërkoi nisjen e hetimeve për Blendi Gonxhen, drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Deklarata e plotë:
Në datën 30.08.2023 Drejtoria e Pergjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor lidhi kontratë në nr. 18631/64 prot, me objekt : “Ndërtim i godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)”, objekt multifunksional në interes publik, për Shërbimet Qëndrore të Transportit Rrugor”, vlera 8.6 MILIARDË LEK (te vjetra dhe me tvsh), kohëzgjatja e kontratës 18 (tetëmbëdhjetë muaj) nga data e fillimit të punimeve sipas grafikut të punimeve. Zbatuesi i punimeve (kontraktori “HASTOÇI” shpk).
Sipas dokumenteve të tenderit, godina do të ketë 6105 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi dhe do të kushtojë 8.2 milionë euro. Pra, rreth 1350 euro për metër katror. Pa asnjë shpenzim për tokën, sepse trualli është i shtetit. Po si përllogariten këto shifra?
A kanë lidhje këto me tregun aktual apo shërbejnë vetëm për t`u vjedhur pavarësisht se ligji shkelet me të dyja këmbët?
A ekzistojnë më institucione ligjzbatuese në këtë vendin tone për të vlerësuar këto lloj shkeljesh, apo Blendi Gonxhe mund të vazhdojë i qetë të fryjë fondet e më pas t’i përvetësojë ato pa u shqetësuar (duke qenë se kostot reale të implementimit të kontratave janë shumë herë më të ulë ta) si të ishin trashëgimi personale.
Po çfarë detyrash ka mbajtur së fundmi Blendi Gonxhja?
Nga Gushti 2015, Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit.
Nga Tetori 2015, drejtoi Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të themeluar nga Bashkia Tiranë,
Nga Nëntori 2018 e në vijim, Drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Aktualisht pronar në :
ALBARENT shpk
Objekti: Dhënia me qira e makinave, motoreve, minibus, autobus, jahte, mjete lundruese etj, si dhe tëgjitha llojeve të tjera të mjeteve motorike, personave të tretë. Tregtim, shërbim me qera, me drejtues mjeti, për çdo mjet të lëvizshëm të lejuar për qarkullim, shërbim taksi, shërbim urban, ndërurban, ndërkombëtar, ndërkontinental, etj. Pronar 100% Blendi Gonxhja
Pas vitit 2012 nuk paraqitet asnjë bilanc i deklaruar pranë QKB.
Objekti i kësaj shoqërie tregtare lidhet drejtëpërdrejtë me detyrën aktuale që mban Blendi Gonxhe …
2014 – 2023 përfitoi 135 transaksione vlera 198 milion lekë (të vjetra) kryesisht nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, por edhe Agjencia e Zhvillimit Rajonal nr.2 Tiranë (3535), apo Agjencia Kombetare e Turizmit, Aparati Ministrisë Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Si anëtar i rrethit të ngushtë të Ramës, Blendi Gonxhja nuk kishte si t’i shpëtonte bashkë vjedhjes me Integrated Energy BV SPV . Nga 2019 deri 2021 kompania Albarent e Blendi Gonxhes është paguar rregullisht edhe nga koncesionari Integrated Energy Bv Spv për marrje automjetesh me qira kundrejt vlerës 151 milion lekë (te vjetra).
Dante Gonxhja person fizik (ish Rental Cars Albania) (djali i Blendi Gonxhes)
Rregjistruar 2014 – objekti: Dhënie automjetesh me qira dhe tregtimi i tyre nuk ka as bilance, as dokumenta te tjera ligjore të publikuara.
2016 – 2019 Dante Gonxhja përfitoi pagesa nga Akademia e Shkencave, Aparati i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (3535)/ish Aparati Ministrisë së Puneve të Jashtme (3535), Kuvendi për marrje makinash me qira vlera 6.6 milionë lekë (të vjetra)
Blendi Gonxhja, në deklaratat e pasurisë që ka dorëzuar në ILDKPKI, deklaron se djali i tij ka fituar vetëm në vitin 2015, 38 mijë USD nga kompania fantazmë dhe pa asnjë bilanc.
Nga viti 2015, e në vijim kur Gonxhja nisi punën në bashki si drejtor te Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe deri në vitin 2020 kur kishte bërë kërdinë si drejtor i DPSHTRR, Blendi Gonxhja deklaron në ILDKP rreth 200 mijë USD fitime dhe paga e djalit të tij, Dante Gonxhja, përmes kompanisë që nuk ka asnjë bilanc të publikuar.
Si i fitoi djali i Blendi Gonxhes 200 mijë USD kur në rregjistrin tregtar nuk deklarohet asgjë? SPAK të hetojë Blendi Gonxhen!
Si përfitues i parave publike nga biznese private, ndërkohë mban detyra shtetërore për tenderat fiktivë, mbulimin e autoshkollave që nuk plotësojnë kriteret, ryshfeti për licencat e transportit, dhënia e disa shërbimeve me koncension etj., Thonë se disponon 4 veturat lukzose familjare, 32 makinat “Retro” që ka i biri dhe 70 makinat “Tax”-i që jep me qira.
Partia Demokratike në emër të qytetarëve të cilët paguajnë paratë për tenderat qindra milionëshe që Blendi Gonxhe menaxhon pyet SPAKUN:
Çfarë mund të bëjë më tepër se kaq një zyrtar shtetëror për t`u ndjekur penalisht?


Dokumenta bashkëngjitur
Të fundit
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34