Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Shqipëria, një paradoks i madh dhe grotesk, problemi është opozita

Lela: Shqipëria, një paradoks i madh dhe grotesk, problemi

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela, ka folur për veprimet e fundit të SPAK ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha.

Në një lidhje direkte për Syri TV, Lela u shpreh se ka një paradoks të madh e grotesk për të rrëzuar liderin e pozitës. Teksa iu referua një thënie të Regan, Lela tha se problemi në Shqipërisë nuk është qeverisja, por thonë se e ka fajin opozita.

“Parlamenti është pushim dhe drejtësia është bërë tashmë aktori kryesor për të gjithë të tjerat por të mos harrojmë se përfundimi është se drejtësia është mashë e politikës e cila po bën pushime tani. Dora e kryeministrit po lëvizur mashën e drejtësisë në një republikë që është kthyer në ekzekutivo ‘justicioliste’.

Në asnjë vend të botës ka përpjekje për të rrëzuar qeveritë ndërsa në Shqipëri po bëhen përpjekje për të rrëzuar opozitën, një paradoks i madh dhe një grotesk dhe përpjekjet janë për të rrëzuar shefin e opozitës dhe jo shefin e qeverisë dhe kjo është një gjë që duhet ta mendojmë pak më shumë. Duke nisur nga thënia e famshme e Regan ku thotë që problemi është qeverisja ndërsa në Shqipëri thuhet se faji është i opozitës.

Drejtësia po të ishte e drejtë dhe e reformuar pro interneti kombëtar duhet ta shihte që është pjesë e këtij paradoksi e duhet të ishte larguar nga kjo situatë e rëndë në të cilën ndodhet”, tha Lela.

Të fundit