Flash News

Ditari i Opozitës

Grupimi i Bashës voton për strukturat, zbardhet formati i fletës së votimit; Sekretariatet pa alternativë

Grupimi i Bashës voton për strukturat, zbardhet formati i fletës

Në Këshillin Kombëtar të mbledhur nga Lulzim Basha, po votohet për strukturat e reja. Propozimet për postet e nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, kreut të Këshillit Kombëtar dhe Komisionit Zgjedhor, Basha i bëri me dije gjatë fjalës së tij hapëse.

Ndërkohë, Politiko.al ka siguruar fletët e votimit për Sekretariatet, Organet Drejtuese dhe Kryesinë.

Siç duket, në fletët e votimit për Sekretariatet nuk ka alternativa, por votuesit duhet të zgjedhin me PO ose Jo, për secilin kandidat.

Basha ka propozuar për Sekretar të Përgjithshëm, Enkelejd Alibeajn. Në krye të Këshillit Kombëtar ka propozuar Xhemal Bushatin, ish-kandidat i grupimit të tij në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, për Bashkinë e Shkodrës.

Në postin e nënrkyetarëve janë propozuar: Flutura Açka, Orjola Pampuri, Kreshnik Çollaku dhe Roland Bejko.

Grupimi i Bashës voton për strukturat, zbardhet formati i fletës Grupimi i Bashës voton për strukturat, zbardhet formati i fletës Grupimi i Bashës voton për strukturat, zbardhet formati i fletës 

Të fundit