Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama publikon emrat e kabinetit të ri qeveritar: Balluku zv/kryeministre, do të mbajë edhe ministrinë e Infrastrukturës

Rama publikon emrat e kabinetit të ri qeveritar: Balluku zv/kryeministre,

Në fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryesocialisti Edi Rama ka bërë rizgjidhjen e anëtarëve të qeverisë.

Rama është shprehur se në rolin e zëvendëskryeministres do të jetë Belinda Balluku, e cila njëkohësishtë do të mbajë drejtimin e ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Spiropali nuk do të jetë më kryetare e Kuvendit. Rama ka caktuar Niko Peleshin në krye të Kuvendit për legjislaturën e re.

Zëvendëse e Peleshit do të jetë Klodiana Spahiu.

Taulant Balla do të marrë drejtimin e kryetarit të grupit parlamentar të PS, duke i marrë vendin Bledi Çuçit.

Të fundit