Flash News

KRYESORE

Shpallja ‘non grata’ e rusëve, Ngjela: Ambasadori është kukull përpara dy të dëbuarve. Ky është shteti tjetër i fuqishëm që ka ndërhyrë në punët e Shqipërisë

Shpallja ‘non grata’ e rusëve, Ngjela: Ambasadori

Avokat Spartak Ngjela beson se vendimi i Tiranës për të shpallur ‘non grata’ e dy diplomatëve rusë nuk ka ardhur si kërkesë e NATO-s dhe SHBA-së, por për shkak se të dëbuarit kanë ndërhyrë në çështjet e brendshme të Shqipërisë.

Sekretarin e Parë të Ambasadës dhe Atasheun Ushtarak, Ngjela i konsideron si kryetarët e shërbimit informativ të Rusisë në Tiranë, për nga funksioni dhe detyrat që u është ngarkuar. Sipas Ngjelës, ambasadori ka rolin e kukullës përpara dy të dëbuarve.  

“Ambasadori është kukull përpara tyre (të dëbuarve). Kanë hequr dy më të rëndësishmit. Rusia tek ne ka forcë sepse ka fqinjët, të cilëve u ka dhënë 2/3 e Shqipërisë, ka edhe agjenturën”, u shpreh Ngjela në emisionin ‘Studio e Hapur’.

Ngjela e përforcoi mendimin e tij kur tha se edhe Turqia ka ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë dhe Kosovës. “Edhe Turqia ka ndërhyrë. Të shohim nëse do shkojnë deri te Turqia”, tha ai.

Do dëbohet nga Tirana; kjo është deklarata që atasheu rus bëri një muaj më parë për ushtrinë shqiptare

Dëbimi i diplomatëve, Moska: Ky hap jomiqësor nuk do të kalojë pa u vënë re, ne do të reagojmë

Të fundit