Flash News

KRYESORE

Do dëbohet nga Tirana; kjo është deklarata që atasheu rus bëri një muaj më parë për ushtrinë shqiptare

Do dëbohet nga Tirana; kjo është deklarata që atasheu rus

Atasheu ushtarak i Rusisë në Tiranë, Vladislav Filipov ka marrë urdhër nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë që të largohet nga vendi, për shkak se veprimtaria e tij nuk përputhet me statusin diplomatik.

Por një muaj më parë, Filipov kërkoi thellimin e bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pavarësisht se vendi ynë është anëtar i NATO-s.

Në kuadër të ditës së ditës së mbrojtësit të atdheut, e organizuar nga Ambasada e Rusisë më 22 shkurt të këtij viti, Filipov tha: “Ne jemi të gatshëm për të krijuar një hapësirë të përbashkët të paqes me siguri të barabartë të pandashme, me një bashkëpunim frytëdhënës për të gjithë që nga Atlantiku deri tek Paqësori. Në këtë kontekst jemi të interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të vendeve të ndryshme pavarësisht aleancave të tyre. Dhe patjetër që kemi interes për bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.”

Përveç Filipov, MEPJ ka marrë vendim për shpallur ‘non grata’ edhe Sekretarin e Parë të Ambasadës ruse, Aleksey Balashov.

Të fundit