Flash News

KRYESORE

Përplasja në Kukës, Rama paralajmëron kundërpërgjigje ndaj protestuesve: Do të marrin përgjigjen e merituar

Përplasja në Kukës, Rama paralajmëron

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas protestës së banorëve të Kukësit kundër taksës në ‘Rrugën e Kombit’. Nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, Rama dënon dhunën ndaj pronës së përbashkët dhe paralajmëron se protestuesit do të marrin përgjigjen e merituar.

“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit ndaj kujtdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin”, shkruan Rama.

Protestuesit në Kalimash kanë djegur sportelet që janë vënë për t’u marrë  paratë për të kaluar në rrugën e tyre, ndërkohë që gazetarët në vendngjarje raportojnë për shtim të numrit të efektivëve të policisë.

Çfarë urdhri ka dhënë Fatmir Xhafaj? Policia e Tiranës niset drejt Kukësit, banorët të vendosur për të mos u tërhequr 

Situatë kritike në Kukës, Rama dhe PD zhvendosin fokusin në drejtime të ndryshme 

Të fundit