Flash News

KRYESORE

Situatë kritike në Kukës, Rama dhe PD zhvendosin fokusin në drejtime të ndryshme

Situatë kritike në Kukës, Rama dhe PD zhvendosin fokusin në

Në një kohë kur situata në Kalimash të Kukësit ka dalë nga kontrolli, me protestues që kanë shkatërruar dhe u kanë vënë flakën sporteleve ku paguhet taksa e ‘Rrugës së Kombit’, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike kanë hyrë “live” për të folur për çështje të ndryshme.

Rama po u ankohej shqiptarëve duke i quajtur përtacë që nuk duajnë të punojnë, ndërsa PD po denonconte sërish lidhjet e Saimir Tahirit me bandat e kanabisit.

Gjithsesi, këto deklarata nuk janë transmetuar ose janë transmetuar shumë pak nga televizionet, për shkak se vëmendja ishte përqëndruar në Kukës, ku protestuesit janë përplasur me policinë.

Qytetari reagon ashpër në transmetim direkt: Kryeministri na quan popull dele dhe nga krahason me penisin. Ku është Mimi Kodheli? Pse nuk flet?

“Blackout” në Kalimash, bllokohen valët celulare, gazetarët nuk raportojnë dot protestën kundër taksës në “Rrugën e Kombit”  

Të fundit