Flash News

KRYESORE

Berisha merr në mbrojtje Dashamir Shehin: Ai e kthen ndonjë gotë, po më mirë se sa vizat e kokainës

Berisha merr në mbrojtje Dashamir Shehin: Ai e kthen ndonjë gotë,

Ish-kryeministri Sali Berisha mori në mbrojtje deputetin Dashamir Shehi pasi kryeministri Edi Rama e akuzoi në Kuvend se qëndron gjatë gjithë ditës i alkoolizuar.

Berisha tha se Shehi mund ta kthejë ndonjë gotë raki, por kjo është më mirë se sa vizat e kokainës, duke akuzuar në këtë mënyrë Ramën si përdorues të drogës së fortë.

“U përpoqe të ofendosh Dash Shehun, në një kohë kur ai kthen ndonjë gotë, po më mirë gota sesa vizat e kokainës. Më mirë gota sesa të dorëzosh vëllain te dosja e Xibrakës… Fole, po nuk u u the shqiptarëve cilën vrimë miu zgjodhe me 27 janar?”,- iu drejtua Berisha Ramës.

Rama-Berishës: Nuk është rastësi që të shkon gjuha te 21 janari, ke halle të mëdha përpara

Basha i përgjigjet Bushatit: Dëgjo ti i paaftë, nuk i thashë baltë Mogherinit;, duhet të kishte ngelur që në vit të parë

Të fundit