Flash News

KRYESORE

Basha i përgjigjet Bushatit: Dëgjo ti i paaftë, nuk i thashë baltë Mogherinit; duhet të kishte ngelur që në vit të parë

Basha i përgjigjet Bushatit: Dëgjo ti i paaftë, nuk i thashë

Kryeopozitari Lulzim Basha ka mohuar akuzën e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, se i ka thënë baltë Federica Mogherinit, përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha theksoi se ka konsideruar baltë dhe bajga pretendimet e qeverisë së Edi Ramës se negociatat do të hapen me realizimin e vetting-ut.

“Rrallë herë do të keni mundësi të shihni një mashtrues të pacipë dhe të paaftë në postin e ministrit të Jashtëm. Mashtruesi vuri fjalët në gojën time se i paskam thënë Mogherinit baltë, e kundërta është e vërtetë. Kur ju, o zullumqarë, vendosët në gojën e Mogherinit se vetëm me vetting-un do të hapeshin negociatat ju thashë se kjo ishte baltë, madje iu thashë se këto janë bajga që u shisni shqiptarëve. Dhe ja ku jemi sot, fjala ime ka dalë. Nuk është vetting-u që hap negociatat, por janë banditët që t’i ke sjellë dhe i ke bërë ministra të Brendshëm që duhet të ishin në burg”, u shpreh Basha.

Sa i përket rezolutës në OKB, Basha akuzoi për mashtrim Bushatin kur theksoi se ato kanë fuqi detyruese.

“Dëgjo këtu ti i paaftë. Të paktën për të ata studentë që të së drejtës ndërkombëtare që na ndjekin, mos këput broçkulla këtu. Rezolutat e Asamblesë së OKB nuk janë detyruese, por janë vetëm rezolutat e Këshillit të Sigurimit. Kjo është rezolutë e Asamblesë. Turp, duhet të kishte ngelur që në vit të parë”, u përgjigj Basha.

Të fundit