Flash News

KRYESORE

Mogherini telefonon Thaçin dhe Vuçiçin: BE dënon vrasjen e Ivanoviç; ruani qetësinë

Mogherini telefonon Thaçin dhe Vuçiçin: BE dënon

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini ka zhvilluar biseda telefonike me presidentët e Kosovës dhe Serbisë pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, në veri të Mitrovicës.

Gjatë bisedave me Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiç, Mogherini ka dënuar vrasjen e Ivanoviç dhe ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e tij.

Ajo ka theksuar pritshmërinë e Brukselit se autoritetet e zbatimit të ligjit në Kosovë nuk do t’i kursejnë përpjekjet për të zbuluar atentatorët dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë. Mogherini është shprehur se ELUEX do të ndihmojë gjithashtu autoritetet në zbardhjen e kësaj ngjarje.

Federica Mogherini u ka bërë thirrje dy lidërve që të ruajnë qetësinë dhe të lejojnë institucionet të bëjnë punën e tyre.

“Serbët kanë frikë serbët dhe jo nga shqiptarët”, Oliver Ivanoviç akuza Beogradit pak muaj më parë. Thaçi: Të zbardhet vrasja

Ballkani ‘mban frymën’, Serbia ndërpret bisedimet në Bruksel pas vrasjes së Ivanoviç, Vuçiç takim urgjent të Këshillit të Sigurisë

Të fundit