Flash News

KRYESORE

Kosovë, vritet me armë zjarri lideri i serbëve të veriut

Lideri i serbëve të veriut në Kosovë, Oliver Ivanovic është vrarë mëngjesin e sotëm si pasojë e një atentati të organizuar përpara zyrtës së tij. Ivanovic është transportuar me shpejtësi drejt spitalit të Mitrovicës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në veriun e qytetit është shtuar prezenca e policisë, ndërkohë që në ‘Lagjen e Doktorëve’ është gjetur i djegur një automjet tip ‘Opel Astra’, që dyshohet se i përket autorëve të ekzekutimit.

64 vjeçari ishte baba i tre djemve dhe është gjykuar për disa krime të kryera në Mitrovicë gjatë viteve të luftës.

Vitin e kaluar, Oliver Ivanovic mori një kërcënim kur persona të paidentifikuar i dogjën makinën në qendër të Mitrovicës së veriut. 

Ivanovic e nisi karrierën politike në qershor të 1999 gjatë luftës së Kosovës, kur u emërua president i Këshillit Kombëtar serb për “veriun e Kosovës dhe Metohijnë”. Ai e mbajti këtë detyrë deri më 6 qershor 2001. Gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2004, Ivanovic ishte në drejtim të Listës Serbe. Nga viti 2008 deri në 2010 ai shërbeu si Sekretar Shtetit në Ministrinë serbe për “Kosovën dhe Metohijnë”.

Të fundit