Flash News

KRYESORE

Protesta e së hënës, LSI mbledh nesër Komitetin Drejtues. Kryemadhi: Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë

Protesta e së hënës, LSI mbledh nesër Komitetin Drejtues.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë nesër në orën 11:00, Komitetin Drejtues Kombëtar ku do të diskutohet për protestën e të hënës, përpara Kuvendit të Shqipërisë. PD dhe LSI do të protestojnë së bashku kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama për të zgjedhur një kryeprokuror politik me vetëm 36 vota.

Kryetarja Monika Kryemadhi paralajmëron se asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë qytetare kundër banditëve të veshur me pushtet.

Kapja e Prokurorisë nga Rama, për Kryemadhin është dita më errët në historinë e demokracisë shqiptare.

Reagimi:

Në këtë vend nuk ka më drejtësi!

Edi Rama vendosi duart e tij të përgjakura me krim, edhe tek i vetmi institucion që nuk e kishte nën kontroll. Kapja e prokurorise nga krimi dhe banditët e pushtetit shënon fundin e shtetit dhe demokracisë.

Kjo është dita më e errët në historinë e demokracisë shqiptare!

Kurrë më parë pushtetet nuk kanë qenë në duart e një njeriu të vetëm, të një pushteti bandit që drejtohet nga kryetrafikanti i drogës, shefi i drejtpërdrejtë i Saimir Tahirit dhe policëve të inkriminuar, që me përpjekjen e fundit po dëshmon frikën për t’i shpëtuar drejtësisë.

Sot më shumë se kurrë është detyrë e jona, e politikës së papërlyer me krimin, e qytetarëve që ende besojnë te vlerat e demokracisë të rrëzojmë nga pushteti këtë klikë kriminale.

Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti. Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet.

Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë. As paratë e krimit, as pazaret dhe kulisat nuk e shpëtjnë dot më Edi Ramen nga fundi i paralajmëruar që do ti vijë nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

PD mbledhje urgjente, urdhri i Bashës: Të mos mungojë asnjë deputet dhe kryetar dege

Gazetarja zbulon skandalin e ri të Ramës: Deputetëve u morën firmat për kryeprokurorin ‘pa emër’; PS zgjedhje politike

Të fundit