Flash News

KRYESORE

Gazetarja zbulon skandalin e ri të Ramës: Deputetëve u morën firmat për kryeprokurorin ‘pa emër’; PS zgjedhje politike

Gazetarja zbulon skandalin e ri të Ramës: Deputetëve u morën

Partia Socialiste do të zgjedhë një kryeprokuror politik javën e ardhshme. Gazetarja e ‘Report Tv’, Esiona Konomi deklaron se të paktën katër deputetë të PS-së i kanë konfirmuar se drejtuesit e partisë u kanë marrë firmat për kryeprokurorin e ri.

Deputetët janë shprehur se i kanë hedhur firmat në një fletë të bardhë, pa emrin e kryeprokurorit sipër, çka do të thotë se ata nuk kanë dijeni se kë kandidat ka përzgjedhur Edi Rama.

PS ka vendosur që kandidatët të mos shkojnë në Kuvend nëse nuk sigurojnë të paktën 28 firma deputetësh. Por duke qenë se në garë janë kualifikuar tre kandidatë dhe deputetëve nuk u lejohet të firmosin më shumë se një herë, atëherë njëri prej prokurorëve Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani duhet të skualifikohet sepse PS ka vetëm 74 deputetë.

Ky vendim ndryshon qëndrimin e parë të socialistëve se kryeprokurori i përkohshëm do të zgjidhet në proces të hapur dhe publik, por tashmë procesi është kanalizuar në vullnetin politik të një partie.

Ndërkohë, PD dhe LSI janë duke u organizuar për të protestuar të hënën përpara Kuvendit kundër një procesi të tillë.

Të fundit