Flash News

KRYESORE

Lëvizja e parë e Arta Markut, largon nga detyra Rovena Gashin; njihej si e besuara e Adriatik Llallës

Lëvizja e parë e Arta Markut, largon nga detyra Rovena Gashin; njihej

Kryeprokurorja Arta Marku ka bërë lëvizjen e parë në këtë institucion duke larguar nga detyra prokuroren Rovena Gashi. Gashi ishte në krye të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të të cilës është edhe Sektori për dekriminalizimin.

Në vend të saj, Marku ka emëruar Arqile Koçën, i cili ishte kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Rovena Gashi njihej si njeri i besuar i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ka qenë ndër të pakta prokurore që ka mbrojtur publikisht punën e Prokurorisë dhe ka marrë pjesë në debatet televizive. Ajo do të mbetet prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kjo ishte lëvizja e fundit e Rovena Gashit përpara se Arta Marku të hidhte firmën për shkarkimin e saj; ishte shpallur kundërshtare e Donald Lu

Shefja e re e kabinetit të Arta Markut, kjo është prokurorja që emërohet në detyrën e rëndësishme

Të fundit