Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kjo ishte lëvizja e fundit e Rovena Gashit përpara se Arta Marku të hidhte firmën për shkarkimin e saj; ishte shpallur kundërshtare e Donald Lu
Më 21 dhjetor, vetëm tre ditë pasi Arta Marku kishte marrë detyrën e Prokurores së Përgjithshme, në zyrën e saj hyri i pari ambasadori amerikan, Donald Lu. Gati një javë më pas, ish-drejtuesja e njësisë së dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, dorëzoi në KQZ kërkesën për heqjen e mandateve për deputetët Aqif Rakipi nga PDIU dhe Gledion Rahovica nga LSI. Ndërkohë që sot, Rovena Gashi është shkarkuar nga detyra.
Shkarkimi i Gashit ishte i pritshëm, ndaj edhe prokurorja ka nxituar të firmosë kërkesën e fundit në njësinë që drejtonte për mandatet e Rakipit dhe Rahovisës. Gjithashtu, përplasja publike me ambasadorin amerikan, i cili konsiderohet tashmë nga politikanë dhe gazetarë si sponsorizues i emërimit të Arta Markut në krye të Prokurorisë, e bënte shumë lehtë të parashikueshëm fatin e Rovena Gashit.
E njohur si e besuara e Adriatik Llallës në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi i dërgoi nje letër në shkurt të 2017-s, ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, ku fliste për presionet e hapura që i ishin bërë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Sipas Gashit, këto presione i janë bërë vetëm sepse ajo ka kundërshtuar disa pjesë të reformës në drejtësi, që më pas janë vërtetuar edhe nga Komisioni i Venecias. Ambasada i hoqi vizën për të udhëtuar në SHBA pas disa paralajmërimeve për të mos u shprehur më kundër reformës.
Gjithashtu, në letër, prokurorja Gashi akuzonte ambasadorin Lu se kishte kontakte direkte me deputetë të cilët mund të prekeshin nga dekriminalizimi, dhe se Ambasada i përdorte ata për balancë politike në Kuvendin e Shqipërisë.
Tashmë Rovena Gashi do të jetë prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, por nuk do të mbajë asnjë post drejtues.
Shefja e re e kabinetit të Arta Markut, kjo është prokurorja që emërohet në detyrën e rëndësishme
Letra e Rovena Gashit:
Të nderuar Zotërinj,
Unë që po Ju drejtohem quhem Rovena Gashi dhe jam Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Prej muajit Qershor 2013 jam në pozicionin e Drejtorit të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme. Prej muajit Tetor 2016 drejtoj njëkohësisht edhe strukturën e “Dekriminalizimit” në institucionin ku ushtroj funksionet si prokuror. Gjithashtu, në datën 27.01.2017, jam përzgjedhur anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në bazë të procedurës së zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë.
Po Ju drejtohem, në përmbushje të detyrimit tim ligjor dhe moral, për shkak të një situate që në vlerësimin tim është absurde dhe në kundërshtim të hapur me normat ligjore vendase dhe ndërkombëtare.
Në datë 26.01.2017, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, konkretisht zyra konsullore, më ka revokuar vizën amerikane të shërbimit, e tipit R B1/B2. Punonjësit konsullorë nuk e shoqëruan me asnjë lloj komunikimi zyrtar ose jozyrtar këtë vendimmarrje të tyre.
Ky akt i ndërmarrë ndaj personit tim nga Ambasada Amerikane në Tiranë ishte tërësisht i papritur, pavarësisht se, për shkak të pozicionit si Drejtor i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, kisha marrë sinjale për veprime konkrete ndaj personit tim.
Në vlerësimin tim, revokimi i vizës së shërbimit ka lidhje më së pari me qëndrimet që kam prezantuar lidhur me draftin e Reformës në Drejtësi. Në cilësinë e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme, unë kam qenë pjesëmarrëse në disa aktivitete dhe tryeza diskutimi lidhur me paketën kushtetuese dhe ligjore për reformimin e sistemit të drejtësisë.
Në çdo rast, unë kam shprehur qëndrimin tim parimor dhe profesional, duke vlerësuar nevojën e reformimit të sistemit të drejtësisë. Në prezantimet e mia publike, në disa raste në prania edhe të Ambasadorit amerikan në Tiranë, z. Donald Lu, kam kundërshtuar disa aspekte të drafteve ligjore, të cilat, në pikëpamjen time binin ndesh me parimet e përgjithshme të së drejtës, si edhe me forcimin e shtetit ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Këto qëndrime të miat parimore binin ndesh me projektin e hartuar nga disa ekspertë vendas dhe të huaj, i cili mbrohej publikisht nga ambasadori amerikan, Donald Lu.
Në kontakte formale dhe informale me zyrtarë të ndryshëm të Ambasadës Amerikane më është përcjellë mesazhi që, nëse do të vijoja të prezantoja qëndrime kundër projektit të mbrojtur nga ambasadori Lu, ndaj meje mund të kishte pasoja negative. Këto sugjerime nuk janë marrë parasysh prej meje, duke mbrojtur në çdo aktivitet bindjen time, bazuar në përvojë dhe profesionalizëm. Rezultoi se, një pjesë e konsiderueshme e argumentave të prezantuara nga ana ime, u konsideruan të tilla edhe nga Opinioni i Komisionit të Venecias, i cili u investua nga palët politike në Shqipëri. Pra, rezultoi që, pavarësisht presioneve ndaj meje, por edhe prokurorëve të tjerë, që të mbështesnin pa asnjë kundërshti draftin e mbrojtur nga ambasadori Lu, profesionalizmi i dëshmuar nga unë, nga prokurorët e tjerë, si edhe njohës të ligjit, të ishte në përputhje me parimet ndërkombëtare të së drejtës.
Gjithashtu, në cilësinë e drejtuesit të sektorit shumë të rëndësishëm të “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme, deri më tani kemi siguruar rezultate të kënaqshme në drejtim të largimit nga Kuvendi dy deputetë, si edhe një numër të konsiderueshëm zyrtarësh nga administrata publike. Gjithashtu, kemi në proces verifikimi edhe disa deputetë, të cilët, me shumë mundësi, mund të penalizohen nga ligji “Për Dekriminalizimin”.
Ajo që konstatoj është se, disa prej deputetëve që penalizohen nga ky ligj, janë persona të shantazhuar publikisht me mesazhe nga Ambasada Amerikane, të cilat janë bërë publike edhe në media, që këta të fundit të siguronin balancat parlamentare, si edhe votat e nevojshme për të miratuar projektin e ambasadorit Lu në Kuvendin e Shqipërisë.
Po ashtu, unë jam përzgjedhur anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Unë isha kandidaturë e vetme e Prokurorisë së Përgjithshme për një vend anëtar në KED. Përzgjedhja ime në KED u formalizua në procedurën e zhvilluar nga Kuvendi i Shqipërisë, më datë 27.01.2017.
Por, vetëm një ditë më parë, konkretisht më dt. 26.01.2017, kur emri im tashmë ishte publikuar si kandidaturë pa konkurencë për anëtare e KED, thirrem me urgjencë në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Unë gjendesha në Gjermani, në një aktivitet të Rrjetit të Prokurorëve të Ballkanit. Nga komunikimi telefonik me zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Tiranë më është kërkuar që të paraqitesha me urgjencë, për të zhvilluar një takim me konsullin. Duke qenë se unë ushtroj detyrën e Drejtorit të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, vlerësova se urgjenca e kërkesës mund të lidhej me çështje të ngutshme të hetimit ndërkombëtar ose terrorizmit.
Për shkak të përgjegjësisë që kam ndaj detyrës, rikthehem në Tiranë dhe paraqitem menjëherë para Ambasadës Amerikane. Por, aty nuk pritem nga konsulli, por nga një punonjës, i cili, pasi më kërkoi pasaportën, më njofton se më ishte revokuar viza e shërbimit. Pas këtij veprimi, nuk më komunikuan asnjë arsye për këtë veprim dhe këtu përfundoi takimi.
Të nderuar zotërinj,
Sa më lart Ju prezantova angazhimin tim profesional në sektorë të rëndësishëm të Prokurorisë së Përgjithshme, si edhe qëndrimet e mia ndaj draftit të Reformës në Drejtësi, të mbrojtur publikisht nga Ambasadori Amerikane në Tiranë, z. Donald Lu.
Në vlerësimin tim, pikërisht qëndrimet e mia parimore përsa i përket Reformës në Drejtësi, të cilat, siç e përmenda më lart, gjetën mbështetje edhe nga Opinioni i Komisionit të Venecias, mund të kenë shërbyer si shkak për revokimin e vizës amerikane të shërbimit, me të cilën isha pajisur për shkak të detyrës.
Gjithashtu, vlerësoj se ky akt tërësisht jo-diplomatik, mund të jetë edhe një formë presioni që struktura e “Dekriminalizimit” që unë drejtoj, të mos penalizojë deputetë, të cilët njihen publikisht si persona që zhvillojnë komunikim të vazhdueshëm me ambasadorin Lu.
Personalisht nuk evidentoj asnjë justifikim që Ambasada Amerikane në Tiranë të më thërriste me urgjencë për revokimin e vizës së shërbimit, pikërisht, një ditë para se të zhvillohej procedura për përzgjedhjen e anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në të cilin unë u zgjodha anëtare.
Për më tepër, në momëntin që unë sapo kam dalë nga Ambasada e SHBA në Tiranë, ku më ishte komunikuar revokimi i vizës së shërbimit, në median shqiptare ka dalë njoftimi i Ambasadës së SHBA-së për heqjen e vizave disa prokuroëve dhe gjyqtarëve. Në këtë deklaratë, citoj “…Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin…”.
Pra, personalisht e vlerësoj se veprimi jo-diplomatik i Ambasadës Amerikane në Tiranë ka qenë një manovër për të goditur personin tim për shkak të detyrës, angazhimeve të mia në drejtim të “Dekriminalizimit”, si edhe për të mos legjitimuar pjesëmarrjen time në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Të nderuar zotërinj,
Pavarësisht sjelljes jo-korrekte të Ambasadës së SHBA në Tiranë, unë Ju garantoj se do të vijoj të përmbushë me korrektesë maksimale detyrimet e mia kushtetuese dhe ligjore. Do të vijoj që të zhvillojë dhe forcojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit për krimin e organizuar, transnacional dhe terrorizmin.
Gjithashtu, Ju garantoj se struktura e “Dekriminalizimit” do të vijojë të përmbushë me korrektesë maksimale detyrimin e saj ligjor për të siguruar pastërtinë e Parlamentit dhe të administratës publike shqiptare, pavarësisht presioneve dhe shantazheve nga segmente të caktuara të politikës apo diplomatë të huaj.
Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin Tuaj,
PROKURORI
ROVENA GASHI
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38