Flash News

KRYESORE

Edi Rama humbet 5 deputetë, kush janë socialistët që nuk e votuan Arta Markun?

Edi Rama humbet 5 deputetë, kush janë socialistët që nuk e

73 deputetë morën pjesë në votimin për kryeprokuroren e re të Shqipërisë, por sjellja e kryeministrit Edi Rama duket se nuk është mbështetur nga të gjithë socialistët.

Nga këta 73 deputetë, 69 ishin të Partisë Socialiste,2 të PDIU-së dhe 2 vota të manipuluara nga demokratët.

Politiko.al ka zbardhur emrat e deputetëve të Partisë Socialiste që nuk morën pjesë në votimin për Kryeprokurorin e Përkohshëm të Shqipërisë. Mes emrave rezulton edhe ai i Ulsi Manjës, deputeti socialist më aktiv në këtë proces dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Ermonela Felaj, Musa Ulqini, Anasatas Angjeli dhe Saimir Tahiri janë deputetët e tjerë të PS që nuk morën pjesë në votim.

Politiko.al raportoi disa ditë më parë se ishin pikërisht dy deputetët Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj sponsorizuesit e Arta Markut për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërkohë me mospjesëmarrja e tyre në votimin e sotëm ndoshta po përpiqen të tregojnë se qëndrojnë larg konfliktit të interesit, por indirekt duke e pranuar atë.

Emëroi kryeprokuroren e re, Edi Rama do marrë avionin për t’u larguar nga Shqipëria

 

Të fundit