Flash News

KRYESORE

Emëroi kryeprokuroren e re, Edi Rama do marrë avionin për t’u larguar nga Shqipëria

Emëroi kryeprokuroren e re, Edi Rama do marrë avionin për

Pasi ka emëruar Arta Markun në postin e Prokurores së Përgjithshme, kryeministri Edi Rama do të japë një konferencë për mediat dhe pas do të largohet nga Shqipëria.

Sipas një agjende të parashikuar më parë, Rama do të niset drejt Brukselit ku do të takohet me Përfaqësuen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE, Federica Mogherini dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Është Mogherini ajo që ka thërritur në një darkë informale kryeministrat e Ballkanit për të diskutuar për procesin e integrimit.

Ndërkohë, Rama shkon në Bruksel me pamjet e Kuvendit të Shqipërisë të mbuluar nga tymi, tre qytetarë, një polic dhe një deputete të gjakosur gjatë protestës, dhe një kryeprokurore të zgjedhur me 69 votat e tij.

 

Të fundit