Flash News

KRYESORE

Saimir Tahiri po ia hedh, a po konfirmon Balla se PS do votojë kundër arrestimit të ish-ministrit?

Saimir Tahiri po ia hedh, a po konfirmon Balla se PS do votojë kundër

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duke se po ia hedh kërkesës së Prokurorisë që kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij.

Në media është shpërndarë një reagim i shkurtër i kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla që tregon se deputetët socialistë pritet të votojnë kundër arrestimit të kolegut të tyre.

“Ne jemi pro Drejtësisë! Drejtësi për këdo. Drejtësi deri në fund. Vetëm me prova, jo me thashetheme gazetash”, raportohet të ketë thënë Balla.

Në mbledhjen e Këshillit të Rregullores, deputetët e PS u kujdesën që të sulmonin prokurorët dhe t’i akuzonin ata se po kërkojnë arrestimin pa prova.

Ky qëndrim u përforcua nga reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili është i ngjashëm me atë të Ballës: “Deri këtu muhabet pazari nga 72 orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT”.

Pikërisht ky pritet të jetë justifikimi i deputetëve të PS dhe kryetarit  të tyre Rama për të votuar kundër arrestimit të Tahirit. Një veprim i tillë u paralajmërua pak më parë nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Pasi i dha mbështetje Tahirit, Fatmir Xhafaj luan me ekspertët e FBI: Do vendosen në Ministrinë e Brendshme

Të fundit