Flash News

KRYESORE

Pasi i dha mbështetje Tahirit, Fatmir Xhafaj luan me ekspertët e FBI: Do vendosen në Ministrinë e Brendshme

Pasi i dha mbështetje Tahirit, Fatmir Xhafaj luan me ekspertët e FBI:

Pasi i dha sot mbështetje publike paraardhësit të tij, Saimir Tahiri, duke ndryshuar tërësisht qëndrim për akuzat e përfshirjes së kolegut në trafikun e drogës, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka nisur përpjekjet për ta orientuar vëmendjen e qytetarëve drejt iluzionit të ‘shpëtimit’ që po vjen nga SHBA.

Në një kohë kur ka në tavolinë dosjen e italianëve që konfirmojnë lidhjen e Tahirit me bandën e Habiljave, Xhfaj flet për mbështetjen që do i japin ekseprtët e FBI-së në luftën kundër krimit të organizuar.  

“Takim konstruktiv me Ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Mbështetje teknike dhe financiare për Strategjinë e Re në luftë kunder krimit të organizuar. Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: shumë shpejt mberrijnë në Tiranë ekspertet e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA”, shkruan Xhafaj.

Ndërkohë, opozita ka dyshime se qeveria dhe kryeministri Edi Rama po përpiqen të shpëtojnë Tahirin nga arrestimi, i kërkuar që prej ditës së djeshme nga Prokuroria shqiptare.

Të fundit