Flash News

KRYESORE

Goditja e Habilajve, Klodiana Lala: Shumë shpejt do arrestohen drejtues të lartë të policisë

Goditja e Habilajve, Klodiana Lala: Shumë shpejt do arrestohen drejtues

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se shumë shpejt mund të arrestohen drejtues të lartë të policisë së shtetit, pas arrestimit në Itali të Moisi Habilajt. Lala lexoi në emisionin ‘Studio e Hapur’ një mesazh të mbërritur në celularin e saj, nga një zyrtar i lartë i Prokurorisë, i cili e njohu me hetimet e autoriteteve italiane për drejtues të policisë shqiptare të lidhur me grupin e Habilajt.

“Unë i besoj këtij burimi sepse është zyrtar i lartë i prokurorisë, prandaj mendoj se shumë shpejt mund të ketë arrestime në radhët e drejtuesve të policisë, të lidhur me këtë grup”, tha Lala.

Gjithsesi, kolegu i saj në studio, Artan Hoxha shprehu rezerva sa i përket gatishmërisë së palës italiane për t’i dorëzuar këto materiale në Shqipëri, pasi siç tha ai, policia dhe prokuroria shqiptare nuk konsiderohen partnerë të besueshëm.  

Artan Hoxha: Janë 5 grupe kriminale që veprojnë në zonën e Labërisë; të parët që nisën drogën me avionë

Të fundit