Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha: Janë 5 grupe kriminale që veprojnë në zonën e Labërisë; të parët që nisën drogën me avionë

Artan Hoxha: Janë 5 grupe kriminale që veprojnë në

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur për pesë grupe kriminale që veprojnë në zonën e Labërisë, me një shtrirje nga Gjirokastra në Vlorë. Duke komentuar arrestimin e Moisi Habilajt, Hoxha tha në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News 24, se grupi ku ai bën pjesë është fuqishëm dhe ndër të parët që kanë kryer trafikun e drogës me avionë në drejtim të Italisë, që në kohën kur lulëzonte Lazarati.

“Ky grup ka bërë trafik me avionë që në kohën kur lulëzonte Lazarati. Janë pesë grupe në zonën e Labërisë që veprojnë si një kartel i vogël. Janë shumë të fuqishëm ekonomikisht, aq sa të ndikojnë policinë, prokurorinë dhe gjykatat. Ata përcaktojnë edhe deputetin që do të dalë fitues në zonën ku ata veprojnë”, u shpreh Hoxha.

Artan Hoxha theksoi se arrestimi i Habilajt u krye në Itali pasi autoritetet e vendit fqinj nuk kishin më besim te kolegët shqiptarë.

Arrestimi i Moisi Habilajt, Elisa Spiropali i vë vizën Saimir Tahirit, por përpiqet të mohojë atë që vetë ish-ministri nuk e mohon

Të fundit