Flash News

KRYESORE

I shqetësuar për pasqyrimin e dështimit në Asamblenë e OKB, Rama flet nga Nju Jorku për “Politiko-çakej”

I shqetësuar për pasqyrimin e dështimit në Asamblenë e

Kryeministri Edi Rama ka dhënë dje një intervistë nga Nju Jorku për Zërin e Amerikës, ku nuk e ka fshehur dot tensionin në çdo përgjigje që i jepte gazetarit.

Disa portale, përfshirë Politikon, kanë pasqyruar të plotë dështimin vizitës së Ramës në Asamblenë e OKB-së dhe kjo e ka shtyrë kryeministrin që të ofendojë gazetarët dhe mediat duke i quajtur “Politiko-çakej”.

Ky tension u vu re qartë në dy raste, fillimisht kur Rama u pyet për shkatërrimin e shtëpive në Shkozë dhe për tërheqjen nga ligji për importin e plehrave.

“Kryetari i grupit ka qenë shumë i qartë. Ne do të rikthejmë një diskutim të gjërë dhe shterrues me publikun për këtë temë (importin e plehrave), të cilën lloj-lloj sharlatanësh, lloj-lloj karagjozësh, lloj-lloj politiko-çakejsh në kazanin politik dhe mediatik kërkojnë të fitojnë pikët e tyre duke mashtruar publikun. Dhe, patjetër në respekt të ndjeshmërisë së lartë dhe të drejtë të publikut, ne do të marrim të gjithë kohën e nevojshme që njerëzit ta kuptojnë që këtu nuk bëhet fjalë fare për gjithshka kazani mediatik dhe politik vorbullon në funksion të axhendave tërësisht politike vetjake, por bëhet fjalë thjeshtë vetëm për një proces modernizues evropian të Shqipërisë dhe për mundësinë që Shqipëria të ketë një kapacitet riciklues të mbetjeve të gjelbërta siç e kanë të gjitha vendet e tjera. Ne jemi i vetmi vend që nuk e kemi. Megjithatë, nuk ka urgjencë dhe qentë le të lehin dhe karvani do të ecë përpara”, tha Rama për Zërin e Amerikës.

Hoteli super-luksoz që Edi Rama zgjodhi për të takuar liderin e vetëm gjatë Asamblesë së OKB-së

Ka dy ditë në OKB, asnjë takim zyrtar për Edi Ramën, ndryshe është agjenda e Hashim Thaçit

Të fundit