Flash News

KRYESORE

Ka dy ditë në OKB, asnjë takim zyrtar për Edi Ramën, ndryshe është agjenda e Hashim Thaçit

Ka dy ditë në OKB, asnjë takim zyrtar për Edi Ramën,

Prej dy ditësh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Nju Jork ku po merr pjesë në punimet e  Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombëve të Bashkuara. Në punimet disa ditore marrin pjesë lider nga e gjitha bota, por kryeministri Rama nuk ka gjetur ende asnjë homolog me të cilin të diskutojë për marrëdhëniet dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk ka njoftuar për ndonjë takim të Ramës në OKB, ndërkohë që ministri Ditmir Bushati është takuar me homologët e Belgjikës dhe Tunizisë.

Sa i përket presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili përfaqëson një shtet jo-anëtar të OKB-së, agjenda ka qenë e ngjeshur me takime.

Deri më tani Thaçi është takuar me Presidentit të Këshillit Europian, presidentin e Turqisë, Mbretin e Jordanisë, kryeministrin e Maltës dhe ministrin e Jashtëm të St. Vincent & Grenadines, të cilit i ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sa i përket ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ai ka shoqëruar Thaçin në këto takime, ndërsa ka zhvilluar një takim të ndarë me ministrin e Jashtëm të Omanit.

Të fundit