Flash News

KRYESORE

Emrat e PD për Komisionet e Kuvendit, këta janë deputetët që propozohen te Politika e Jashtme, Siguria, Shëndetësia...

Emrat e PD për Komisionet e Kuvendit, këta janë deputetët

Partia Demokratike i ka gati emrat që do të propozojë në postet e kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit për Komisionet e Përhershme të Kuvendit të Shqipërisë.

Opozitës i takojnë tre komisione për të drejtuar dhe mazhoranca ka hequr dorë nga Komisioni për Integrimin, Shëndetësinë dhe Median.

Në krye të këtyre Komisioneve, PD ka propozuar Genc Pollon, Bardh Spahinë dhe Albana Vokshin.

Ndërkohë, për postet e nënkryetarëve në komisionet e tjera janë përzgjedhur këta deputetë:

Komisioni i Ligjeve: Eduard Halimi

Komisioni për Politikë të Jashtme: Tritan Shehu

Komisioni i Ekonomisë: Jorida Tabaku

Komisioni i Sigurisë: Flamur Noka

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese: Florion Mima

Basha ndan detyrat në PD, Edi Paloka jo më kryetar i Grupit Parlamentar

Mbledhja e parë e Grupit Parlamentar, Basha paralajmëron opozitë të fortë:  Ndodhemi në kohë kritike, do jemi pengesë për autokracinë

Të fundit